0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse imamit i prishet avdesi gjatë namazit, a cakton ai një zëvendës për ta plotësuar namazin, apo të gjithëve u prishet namazi dhe duhet filluar nga e para?

Më të lexuarat

Pyetja: Kur imamit i prishet avdesi gjatë namazit, a cakton imami dikë tjetër për imam që të plotësojë faljen e namazit, apo të gjithëve u është prishur namazi dhe, a duhet që imami të urdhërojë faljen e namazit nga e para?

Përgjigje: Gjykimi fetar është që imamin në të tilla raste e zëvendëson një tjetër që është duke falur namaz me imamin, ashtu siç veproi Omeri pastë kënaqësinë e Allahut – kur e goditën me thikë në kohën që ishte në namaz dhe vendin e tij si imam e zuri Abdurrahman Bin Auf – pastë kënaqësinë e Allahut – i cili plotësoi faljen e namazit të mëngjesit bashkë me xhamatin. Nëse imami nuk i thotë dikujt që ta zëvendësojë, atëherë del për imam njëri prej atyre që janë prapa imamit dhe plotëson faljen e namazit. Nuk ka ndonjë problem nëse xhemati dëshiron të rifillojnë faljen e namazit nga e para, megjithëse për këtë çështje dijetarët e fesë kanë mendime të ndryshme, por mendimi më i vlerësuar mbetet që imami cakton dikë që ta zëvendësojë e të plotësojë faljen e namazit, ashtu siç u tha më lart dhe ashtu siç veproi edhe Omeri pastë kënaqësinë e Allahut. Nëse xhemati dëshiron dhe fillon faljen e namazit nga e para, nuk ka asnjë problem. Vetëm Allahu udhëzon në veprimin më të drejtë!

Shejh Bin Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit