Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, në kuadër të kontakteve të tij zyrtare në Doha, kryeqyteti i Katarit u takua me Kryetarin e Këshillit të Kuvendit të Katarit, Hasan bin Abdullah al-Ganim.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit “QNA”, në takimin Sentop-Ganim u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.
Gjithashtu gjatë takimit u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes parlamenteve të Turqisë dhe Katarit.
Kryeparlamentari Ganimi tha se ky memorandum mirëkuptimi do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vëllazërore përmes parlamenteve.
Duke theksuar se në këtë mënyrë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Katarit dhe Turqisë do të hapet në horizonte të reja, Ganim theksoi se memorandumi i lartpërmendur i mirëkuptimit është një pasqyrë e marrëdhënieve të thella mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
/trtshqip/