9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Erdogan, sërish në Tiranë për xhaminë te Namazgjaja

Më të lexuarat

A do ndryshojë koka e drejtuese e KMSH-së?

Erdogan ka paralajmëruar një tjetër vizitë të afërme në Tiranë, me gjasë në maj, me shkak inaugurimin e xhamisë së madhe, të së ashtuquajturës “e Namazgjasë”, pikërisht për shkak të vendndodhjes së ndërtimit, te ish-Namazgjaja.

Pas kthimit nga Tirana të hënën, ai dha një deklaratë medias turke, duke thënë:

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan.  

Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende.

Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.

Por ky zhvillim i pritshëm duhet të jetë i kushtëzuar dhe nga ndryshimi i kokës drejtuese të KMSH-së. Sepse është pikërisht ngërëi mes Turqisë si financuese e xhamisë dhe institucionit përfaqësues musliman në Shqipëri, që duhet zgjidhur. Ankarja e konsideron KMSH-në si nën kthetrat e FETO-s, ndaj dhe pret ndryshimin e udhëheqjes së saj për t’i dhënë fund dhe xhamisë deri në inaugurim. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit