3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Stërvitje ushtarake në Detin Adriatik

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka publikuar pamje nga operacionet e manovrimit ushtarak në Detin Adriatik.

Nga Ambasada kanë treguar se raketat e komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në det.null

Në njoftim theksohet se kjo stërvitje vjen në frymën e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë si aleate e NATO-s.

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik. USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit