20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Nënkultura e urrejtjes dhe perspektiva e re europiane

Më të lexuarat

Nga: Gianni Pitella

Nënkultura e urrejtjes dhe perspektiva e re europiane

Emigrimi nga vendet e treta, krejtësisht i paevitueshëm dhe që përfaqëson një burim të çmuar demografik dhe ekonomik për shoqërinë tonë, trajtohet si një kërcënim për stilin e jetesës, punësimin dhe rregullin publik me rezultatin e krijimit të turmave të emigrantëve të rinjNënkultura e urrejtjes ndaj tjetrit, e veshur nga ideologjia e verbër e rrezikut ndaj diversitetit, vazhdon të pjellë përbindësha dhe vazhdon të stimulojë patologji psikiatrike. I pakuptimtë dhe madje sureal në absurdin e tij, sulmi masakrues i Oslos, jo rastësisht ndaj një prej shoqërive më të hapura në botën bashkëkohore, siç nënvizoi këto me krenari të lënduar, Kryeministri norvegjez Jens Stoltenber, dëshmon se fundamentalizmi dhe ksenofobia që vijnë nga të gjitha krahët, janë një kërcënim për të gjithë njerëzit e “mirëbesimit”, qofshin ata religjozë apo laikë.E vetmja udhë e vërtetë është ajo e dialogut ndërkulturor. Urrejtja dhe dhuna duhen përjashtuar nga ligjërata jonë dhe nga modelet tona kulturore. Të gjithë ne duhet të angazhohemi në aksione konkrete, pa harxhuar fjalë të tepërta e të padobishme. Të dëshmojmë edhe “në shtëpinë tonë” se jemi një entitet global jo vetëm për sa i takon spekulimit të egër financiar dhe tregtisë së armëve vdekjeprurëse që shumë shpesh përfundojnë në duar të fanatikëve e terroristëve, duke u shtuar kështu mundësitë e sulmeve, ashtu si në Oslo, por edhe për të mbrojtur qytetërimin, dijen, solidaritetin, të drejtat themelore të të gjithëve, luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve, moratoriumin e çdo konflikti, mbrojtjen e më të dobëtëve, ruajtjen e fëmijëve nga dhuna dhe zija.Mjerisht, gjatë këtyre viteve jemi bërë dëshmitarë të një përkeqësimi shqetësues të kontinentit tonë. Çka deri para pak vitesh konsiderohej e dënueshme nga pikëpamja morale dhe shoqërore, është bërë haptas program politik i shumë partive në Europë, të cilat i fryjnë flakëzës së frikës që sulmet terroriste e më pas pasiguria e shkaktuar nga kriza ekonomike kanë mundur të ndikojnë mbi qeverinë e 23 vendeve nga 27 që përbëjnë sot BE-në. Emigrimi nga vendet e treta, krejtësisht i paevitueshëm dhe që përfaqëson një burim të çmuar demografik dhe ekonomik për shoqërinë tonë, trajtohet si një kërcënim për stilin e jetesës, punësimin dhe rregullin publik me rezultatin e krijimit të turmave të emigrantëve të rinj, të patoleruara dhe në konflikt me popullsinë vendase, në qytetet e fshatrat tona.Jemi në vigjilje të mbledhjes së domateve dhe tashmë qindra të rinj nga Basilicata, Campania, Kalabria , po mobilizohen për t’i dhënë një pritje dinjitoze, punëtorëve sezonalë që ashtu si çdo vit, vijnë nga Afrika. Pranvera arabe po i jep gjithë botës një mësim maturie demokratike dhe të dëshirës së ringjalljes civile, çka i bën apel edhe ndërgjegjeve tona. Bota po lëshon një krismë sinjalizuese, falë edhe atyre përparësive pozitive e të jashtëzakonshme që na ofron globalizimi. Samiti mbi krizën greke që vërtet i ka çelur udhën një stine të re dhe shumë konkrete të integrimit europian, është një tjetër sinjal që era po ndryshon edhe në Europë, dhe jo vetëm për financën. Le ta ringremë Kontinentin e Vjetër që të jetë ai far qytetërimi që ka ndriçuar për mijëra vjet, krejt njerëzimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit