-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kur kryhet varrimi nxitojnë njerëzit për tu larguar

Më të lexuarat

• Në skenën e kryerjes së varrimit, më tmerron ai momenti kur varri mbyllet dhe njerëzit nxitojnë për tu larguar.
• Jashtë atij varri, njëri qan.. tjetri është i trishtuar.. e dikujt tjetër as që nuk i intereson..
• Ndërsa brenda varrit dikush është duke dhënë përgjigje e duke thënë: Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Profeti im është Muhamedi (paqja qoftë mbi të)
dhe një tjetër që në përgjgjet e tij thotë: Hë, hë, nuk e di..
• Jashtë, njerëzit e mbyllin varrin sa me një cep në një cep tjetër, duket sikur kanë frikë se i vdekuri do të dalë..
• Ndërsa aty brenda varrit dikush thotë: O Zot, bëje Kiametin sa më shpejt dhe një tjetër që thërret duke thënë: O Zot, më kthe përsëri (në këtë botë) që të mund të bëj vepra të mira në ato që kam lënë.
• Jashtë, dikush bezdiset nga puluhuri, lodhet nga nxehtësia e diellit ose nga moti i ftohtë dhe mërzitet nga zgjatja e lutjeve.
• Brenda varrit askush nuk posedon më shumë se dy metra vend në gjithë këtë univers të gjerë, një copë pëlhure, veprat e tij dhe lutjet e mira.
• Jashta varrit, pa kaluar akoma çerek ore, vendi zbrazet, mbizotëron heshtja dhe vizitorët largohen.
• Brenda është zhurmë.. Dikush kënaqet dhe sheh vendin e tij në xhenet.. ndërsa një tjetër bërtet nga ngushtësia dhe errësira e vendit nga frika dhe tmerri.
• Jashtë, jetojnë njerëz që zhvendosen nga shtëpi të kondicionuara, në xhami të kondicionuara, në makina me ajër të kondicionuar dhe nxitojnë të largohen për shkak të vapës apo të ftohtit.
• Ndërsa brenda varrit i vdekuri dëgjon përplasjet e pandoflave dhe këpucëve të të dashurve të tij teksa largohen, dikush në vend të gjerë, mirësi dhe mëshirë, dhe dikush tjetër në shtrëngim, nxehtësi dhe mundim.
• A do të jetojmë në lumturi të përjetshme, apo do të vuajmë në mundime…
“Për diçka të tillë le të punojnë (vepra të mira) ata që duan të punojnë.”
(Nuk ka shpëtim nga vdekja)
• O Zot, ne jemi të shkujdesur, prandaj na fal!
• O Zot, na trajto me faljen dhe mëshirën Tënde, me bujarinë dhe fisnikërinë Tënde.
• O Zot, të kërkojmë një përfundim të mirë.

Dr Mustafa Mahmud

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit