5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në këtë vend kompanitë e cigareve do të paguajnë për pastrimin e bishtave në mjedis

Më të lexuarat

Kompanitë e cigareve do duhet që të paguajnë për të pastruar miliona bishta që hidhen pas konsumimit. Ky është rregulli i ri mjedisor në Spanjë.

Masa, që hyn në fuqi duke nisur nga e premtja, është pjesë e një sërë rregullash që pritet të nxisin rritjen e riciklimit dhe reduktimin e mbetjeve.

Ndër të tjera, i ndaluar do të jetë përdorimi i pjatave dhe takëmeve plastike, gotave polistireni, pipëzave plastike dhe do të kërkohet pakësimi i ambalazheve plastike të ushqimit.

Po ashtu, firmat e cigareve do të jenë përgjegjëse për inkurajimin e publikut që të mos i hedhë bishtat e cigareve në ambiente publike. Megjithatë, nuk dihet ende sesi do të implementohet pastrimi dhe sa do të jenë kostot.

Sipas parashikimeve pritet që kostot të jenë mes 12 dhe 21 eurove për qytetar në vit. Në total kostot shkojnë në 1 miliardë euro.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti qeveria katalanase propozoi një skemë sipas të cilës, bishtat e cigareve mund të bliheshin për 0,20 cent secili, duke shtuar 4 euro në çmimin mesatar aktual prej 5 eurove për paketë.

Kompanitë e duhanit pritet të kalojnë koston tek konsumatori, duke ofruar një nxitje më shumë për ta lënë duhanin./Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit