2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndikimi i lapsit tek e ardhmja e dy fëmijëve

Më të lexuarat

Ndikimi I lapsit tek e ardhmja e dy fëmijëve:
I pari: U bë hajdut..
Ndërsa i dyti u bë më i madhi zyrtar në fondacionin humanitar në qytetin e tij.
***I pari: Një ditë isha ulur në zyrën e avokatëve, aty u njoha me një person i cili ishte i regjistruar si i rrezikshëm në vjedhje dhe kishte cështje të hapur tek ky avokat.
E pyeta: Si ke arritur në atë gradë që je? (kisha për qëllim hajdut .. porse ia thashë në mënyrë respekti)
Duke buzëqeshur më tha: Nëna ime është shkaktare për këtë.
I thashë: Si kështu?
Tha: Isha në klasë të katërt fillore, një ditë kur u ktheva nga shkolla më kishte humbur lapsi. Kur i thashë nënës, më rrahu me ashpërsi më ofendoi dhe më gjuajti në fytyrë pa mëshirë. Nga frika e dhunës së përdorur nga Nëna vendosa mos kthehem asnjëherë pa laps në shtëpi, jo vetëm kaq, por edhe me lapsa të tjerë. Ditën e dytë e realizova planin tim duke marrë lapsat e shokëve të klasës. Në fillim merrja me frikë porse pak e nga pak në zemrën time frika skishte vënd më. Nga gjërat qesharake ishte se unë ua merrja lapsat shokëve të mi dhe ua shisja përsëri me pare. Mbas disa kohësh me vjedhjen e shokëve të klasës sikur i humbi ajo shija e fillimit dhe vendosa të kaloj në klasat e tjera. Nga një klasë në tjetrën derisa arrita tek drejtoria, këtu ishte praktika e parë pastaj u bëra (hajdut) profesionist, derisa arrita këtu ku më shikon.
***I dyti: Tregon një prind: Kur djali im ishte në klasë të dytë, erdhi një ditë dhe kishte humbur lapsin. I thashë: Ç’farë bëre me ç’farë shkruajte?
Më tha: Mora një laps nga shoku im. I thashë: Veprim i mirë.. Porse ç’farë përfitoi shoku yt nga ky veprim? A të kërkoi ty të holla apo ndonjë gjë për të ngrënë?
U Përgjigj: Jo.. asgjë nuk mori.
I thashë: Atëherë ka fituar shum sevape. O biri im: Përse të jetë ai më i zgjuar se ti? Përse mos i fitosh ti ato sevape?
Tha: Si?!
I thashë: Do të blej për ty dy lapsa. Një për të shkruar, dhe një tjetër do ta quajmë (lapsi i sevapeve), do ta quajmë kështu sepse ti do të ja japësh atij që ka harruar lapsin apo i ka humbur. Porse ta kthejë përsëri kur të mbarojë mësimi. U gëzua shumë djali nga kjo ide, dhe iu shtua gëzimi edhe më tepër kur e praktikoi.
Aq sa filloi të mbante në çantën e tij një laps për të shkruar dhe gjashtë të tjerë për sevape. E çuditshmja në këtë çështje ishte se ai në fillim e urrente shkollën, dhe niveli mësimor ishte i dobët, porse mbas praktikimit të kësaj ideje filloi ta donte shkollën. E gjithë kjo se ai u bë i veçanti i klasës në dicka. Të gjithë mësuesët filluan ta njohin, edhe shokët e klasës sa herë që nuk kishin laps atij i drejtoheshin. Mësuesët kur shikonin që dikush nga nxënësit nuk ka me çfarë të shkruajë, pyeste? Ku është ai që mban lapsa rezervë? Meqë filloi ta donte shkollën automatik edhe niveli mësimor filloi të rritej avash avash.
Më e bukura është se ai sot ka mbaruar studimet universitare dhe është bërë baba kalamajsh e akoma nuk e ka harruar historinë e lapsit të sevapeve. Ai sot është zyrtari më i madh i fondacionit humanitar në qytetin tonë.
Pra të jemi të kujdesshëm në edukimin e fëmijëve tanë dhe ti shndërrojmë momentet negative në momente edukive të vlefshme.


Marrë nga libri: “Edukojmë fëmijët tanë me dashuri” Dr/ Abdullah Muhamed Abdul-Muati
Përktheu: F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit