9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ndërroi jetë hoxhë Muhidin Ahmeti

Më të lexuarat

Përmbajtja

Sot ndërroi jetë hoxhë Muhidin Ahmeti i lindur më: 18. 07. 1962 në fshatin Zaplluxhe Kosovë .

Lusim Allahun fuqiplot që hoxhën ta mëshiron dhe ta shperblen më xhennetin më të lartë . Ndërsa familjes i shprëhim ngushllimet tona dhe inshallah Allahu ua shton sabrin .

Më poshtë sjellim biografin e hoxhës

Shkollimi dhe arsimimi

Shkollën fillore: 1969 – 1977 në vendlindje

Shkollën e Mesme: 1977 – 1982 – “Medresja e Mesme Alauddin” – Prishtinë.

Fakultetin: 1982 – 1986, Fakulteti teologjik islam në Sarajevë.

Diplomimin: më 24. 02. 1987.

Magjistratura: 2002 – 2004. Universiteti i studimeve islame – Karachi Pakistan, dega në Cairo.

Adresa: Franz –Keim Str. 24, 4600 Wels -Austria

Email: [email protected]

Ecuria e ushtrimit te detyrës si predikues dhe aktivist islamik

1988 – 1992: në Prizren – Kosovë

– Imam dhe mësues i mësim-besimit në xhaminë “Sinan Katib” në Prizren

– Autor dhe përkthyes i librave si më poshtë:

– “Dialog me mikun ateist”, Prizren, 1990.

– “Poezi te zgjedhura nga Muhammed Ikballi” , Prizren, 1990.

– “Temat islame”, Shkup, 1991.

– “Të rinjtë dhe droga”, Gjilan, 1995.

1993 – 2000: në Shkodër – Shqipëri

Mësimdhënës, pedagog si dhe kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në Shkodër.

Hatib dhe ligjërues në xhamitë e qytetit: Ebu Bekër, Perash Tophane, Kiras, Xhamia e Plumbit etj.

Hatib dhe ligjërues nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës si në: Bushat, Boks e në shumë fshatra tjerë të rrethit të Postribës.

Ligjërues në Qendrën kulturore “Daut Boriqi”

Themelues i “Klubit kulturor Drita” dhe drejtori i saj.

Themelues, botues dhe drejtor i gazetës “Drita e dijes”

Organizmi i kursit fetar për të rinjtë dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”

Botues dhe autor literaturës së përshtatshme me karakter islam dhe kombëtar: – Përmbledhje ligjëratash fetare, Shkodër, 1996.

– Rreth përhapjes së Islamit të Shqiptarët, Shkodër, 1997.

– Libri im i vogël për hallallin dhe haramin, (botues dhe recenzentë), Shkodër, 1997.

– Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë, Shkodër, (Botues), 1997.

– Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës, (përkthim nga Boshnjakishtja), Shkodër, 1998.

Promovim librash: “Mrekullitë shkencore të Kur’anit”, “Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës”, etj.

Ligjërata dhe tribuna të ndryshme në: shtëpinë e kulturës, në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe në institucione të tjera edukativo arsimore.

Emisione fetare dhe kulturore ne Radio Shkodra dhe në televizionet private TV –Rozafa dhe TV-Shkodra

Aktivitete gjatë muajit të Ramazanit: iftare të përbashkëta me intelektual, me rininë me gratë etj. Emisione fetare për Ramazanin në dy TV-të e përmendura.

Emisione Televizive gjatë netëve të mëdha si: Nata e Kadrit, Mi’raxhit, për Bajrame etj.

Organizimin e konkurseve apo kuizeve me rininë dhe studentët e universitetit.

Ekskursione me rininë dhe studentet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Organizimin e aktiviteteve sportive në mes K.K. Drita dhe xhematit të xhamive të qytetit.

Organizimin e programeve kulturore-artistike me grupin – korin e Medresesë “H.Sheh Shamia” nëpër xhamitë e qytetit dhe me rastin e manifestimeve të ndryshme fetaro-kombëtare.

Organizimin e ligjëratave për gra çdo të Mërkure në xhaminë “Ebu Bekër”. (Këtë e ka udhëhequr bashkëshortja: Fahire Ahmeti)

Zhvillimin e ligjëratave fetare gjatë Ramazanit dhe jashtë tij në qytetet tjera të Shqipërisë si,p.sh. Në Tiranë, Elbasan, Durrës, Pogradec etj.

Pjesëmarrës në sesionet shkencore: Përvjetori i revistës: “Zani i Naltë” etj.

Pjesmarrës në disa Konferenca ndëkombëtare: si psh. Në Sudan (Rinia muslimane), në Kajro (Mendimi islam bashkëkohor) etj.

2001 – 2005 – Periudha e pasluftës në Kosovë

Veprimataritë kryesore:

Themelues i Qendrës edukative “Horizonti i Dijes” në Prizren

Themelues i bibliotekës së Qendrës edukative “Horizonti i Dijës” (6000 tituj)

Kursi fetar i fëmijëve mbi 40 fëmijë të rregullt dhe mbi 80 periodikë.

Kurssi i të rinjeve : mbi 30 pjesmarrës.

Tribuna publike ne shtepine e kultures në Prizren, Rrahovec, Skenderaj, Gjakovë, Tetovë etj.

Emisione në Rado dhe TV- Besa në Prizren, Zëri i Shtimjes në Shtimje, në Rahovecë, Besjanë, etj.

Botime librash si autor dhe përkthyes:

– Keshilla islame , Prizren, 2000

– Bazat e pedagogjisë kur’anore, Prizren, 2002

– Mësimet e Kur’anit, Prizren, 2003

– Agjërimi i Ramazanit, Prizren, 2003

– Shteti islam, Prizren, 2004

2006 -2012 – në Austri (Wels)

Funksionet:

– Imam në “Bashkësinë e Shqiptarëve musliman në Wels të Austrisë,

– Kryetar i Unionit të Shqiptarëve mysliman në Austri (DAMÖ)

– Anëtar i kryesisë së Bashkësisë islame të Austrisë – dega – Linz

– Mësues i teologjisë islame në shkollat publike të Austrisë

Autor i 4 librave:

– 1. Të jetosh në islam (Hutbe të zgjedhura), Wels, 2006

– 2. “Sfidat e rinisë bashkëkohore në kohën e globalizmit”, Wels, 2008

– 3. Martesa islame, Wels, 2010

– 4. Mevludi ne gj. Shqipe, Wels, 2010

Pjesmarrës në dy konferenca ndëkombëtare:

1. Mësimi fetar në sistemin shkollor publik të Austrisë –Prishtinë, Mars 2011

2. Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imamëve në Austri dhe Evropë (Universiteti i Vjenës) – Vjenë, 2011

PS:

Për veprimtarinë dhe aktivitetet tjera të zhvilluara gjatë vitit 2005-2011 shikojeni rubrikën e aktiviteteve në Webfaqen e “Bashkësisë së shqiptarëve musliman në Wels” – Xhamia “Mesxhid err-Rresul” – Wels – Austri

Njohuri të veçanta

Gjuhë të huaja:

Gj. Shqipe – gjuhë amtare

Gj. boshnjake – i rrjedhshëm në shkrim-lexim

Gj. angleze – njohuri të mjaftueshme

Gj. arabe – njohuri të mjaftueshme

Gj. gjermane – njohuri të mjaftueshme

Gj. turke – njohuri të mjaftueshme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit