0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Ndërrimi” i grave: ç’është ky tabiat jo thjesht idiot në këto lloj pozimesh?!

Më të lexuarat

Rënia e kufijve etikë si rënie e dinjitetit njerëzor…

Një ndër tabiatet më të pashpjegueshme të Perëndimit, i shpjegueshëm vetëm pandjeshmëri liberale, është ndërrimi i grave në pozimet korteziale. Nuk dihet se kur nisi ky tabiat, ku dhe me kë, por vijon me një rregullsi të patrajtueshme ndonjëherë. Nuk dihet nëse është apo jo një rregull protokollar apo zgjedhje e lirë. Po dreqi e mori duhet të ketë një arsyetim se pse. Se nuk ka asnjë sens logjik apo etik t’ja kalosh gruan tënde tjetrit në krah qoftë dhe për një shkrepje disasekondoëse. Sepse nuk është çështje sekondash apo shkaku, është çështje principi.

Ky “ndërrim” grash ndjell mendimin e lig të një paxhelozie, nga ajo e natyrshmja, e cila i ruan kufijtë etikë dinjitetit njerëzor, si të burrit e si të gruas në këtë rast. Ndaj rënia e këtyre kufijve jua zhvesh dhe dinjitetin, të dyve si çift.

Sepse mjafton ajo çfarë syri e pranon si instikt etik e çfarë jo: një pozim i çifteve ku burrat janë në skaj e gratë ngjitazi, të motërzuara për një cast, pasi nuk kanë as status politik, syri e absorbon lehtësisht. E kundërta, syri nuk e beson se çfarë po sheh kur ky normalitet është prishur: gratë kanë ndërruar vendet(!!!).

A do dalë një ditë ndonjë burrë apo grua prej këtyre që pozojnë kortezialisht në botën e politikës që ta zhbëjë këtë tabiat jo thjesht idiot?!

Rasti me Erdogan tregon ndryshe: lideri turk nuk bën “divorce” apo “martesë” të re kur pozon. Është konservator? Më mirë të thuhet është i dinjitetshëm! /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit