7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën – vdes një foshnje në inkubator

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka bërë të ditur se është pezulluar puna në kompleksin spitalor Al-Shifa në Gaza.

Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë këtë e ka konfirmuar për reuters dhe se për pasojë kemi një viktimë.

Ata thonë se Al-Shifa – objekti më i madh mjekësor në Gaza – mbeti pa karburant, raporton bbc.

“Si rezultat, një foshnjë e porsalindur vdiq brenda inkubatorit, ku gjenden 45 foshnja”, deklaroi Ashraf Al-Qidra.

 

Kujtojmë se autoritetet izraelite kanë ndërprerë furnizimin me karburant të Rripit të Gazës, e cila gjë u kritikua nga bota perëndimore.

Ndryshe, organizata “Mjekët pa Kufij” thonë se kanë humbur kontaktet me stafin e tyre të kujdesit shëndetësor të spitalit Al-Shifa, mes raporteve për “bombardime të rënda” në afërsi të kompleksit.

“Gjatë orëve të fundit, sulmet kundër spitalit Al-Shifa janë intensifikuar në mënyrë dramatike. Stafi i [Mjekët pa Kufij] në spital raportoi për një situatë katastrofike”, njoftoi grupi humanitar përmes platformës X. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit