16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndërprerja e agjërimit në ramazan pa ndonjë arsye është mëkat i madh i cili e bën personin fasik [mëkatar të pabindur]

Më të lexuarat

Ndërprerja e agjërimit në ramazan pa ndonjë arsye është mëkat i madh i cili e bën personin fasik [mëkatar të pabindur]. Ai duhet t’i pendohet Allahut dhe ta kompensojë ditën në të cilën e ka ndërpre agjërimin. Kjo do të thotë që nëse ai ka agjëruar gjatë ditës në të cilën e ka ndërprerë agjërimin pa arsyetim, atëherë ai është mëkatar dhe duhet ta kompensojë atë ditë që e ka ndërprerë, sepse kur ai nisi agjërimin, atij i është bërë detyrim plotësimi i tij, sikur që është në rastin e betimit. Mirëpo, nëse ai me qëllim nuk e ka nisur agjërimin pa kurrfarë arsye, atëherë nuk ka nevojë ta kompensojë atë sepse nuk do të ketë dobi nga kjo dhe për shkak se kjo kurrë nuk do të pranohet prej tij. Parimi bazë për sa i përket çdo akti të adhurimit, i cili është i ndërlidhur me një kohë të veçantë, është që nëse akti vonohet përtej asaj kohe pa ndonjë arsye, ai nuk do t’i pranohet sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: ”Kushdo që bën një vepër e cila nuk është në pajtim me këtë çështje tonën, ajo do t’i refuzohet”. Dhe kjo është një shkelje e kufijve të shenjtë të Allahut ndërsa shkelja e kufijve të Allahut është dhulm [keqbërje], dhe veprat e keqbërësit nuk pranohen. Allahu thotë: “Kushdo që shkel kufijtë e caktuar nga Allahu, të tillët janë dhalimun [keqbërës]?” [el-Bekare, 229]
Po ta kishte bërë këtë akt adhurimi para hyrjes së kohës për të, ai nuk do të pranohej prej tij dhe, në të njëjtën mënyrë, nëse e bën atë pasi të përfundojë koha për të, ai nuk do të pranohej prej tij, përveç nëse ka patur arsye.

“Mexhmu Fataua el-Shejh Ibn Uthejmin”, 19, pyetja nr.45

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit