22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Narrativa e shtrembëruar nuk do t’ia lehtësojë Halepit dhimbjet që po kalon

Më të lexuarat

Por terroristët nuk janë civilët, ashtu sikundër liderët tanë ka kanë bërë të besojmë duke dështuar të veprojnë për shkak se menduan se gjithçka ishte shumë e “komplikuar”. Siria është bërë një luftë e autorizuar, por mund të ishte ndaluar kohë më parë. | Ilustrimi nga Observer.al

Nga Janine di Giovanni |  

Varësisht nga pikëpamja personale, Halepi tashmë ka rënë, është rimarrë ose edhe është çliruar. Por, unë nuk kam ndonjë interes me palët politike. Jam thjesht me viktimat e terrorit shtetëror, dhe me të gjithë civilët, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga një luftë që po tërbohet për më shumë se pesë vjet. Është konflikti më cinik që kam parë në 25 vjet raportimi lufte. Si regjimi ashtu edhe opozita janë fajtorë për krime lufte, edhe pse njëri shumë më tepër se tjetri.

Ajo që unë mendoj tani, nga rehatia e shtëpisë sime në Paris, është se si mund të bjerë një qytet? Po mendoj për njerëzit që strehohen në bodrume me një betejë të brendshme nëse duhet të largohen nga qyteti i tyre tani, apo të presin? Kush do të vijë për t’i shpëtuar apo për t’i vrarë? E di se si shkon një skenar i tillë. Kam jetuar përmes Sarajevës në luftën e Bosnjes, dhe isha në Grozni kur kur ajo ra (apo kur u “çlirua”) nga forcat ruse. Mbaj mend si fshihesha në ato bodrume duke pritur që tanket ruse të mbërrinin në fshat dhe vrisja mendjen nëse do të isha e vdekur brenda pak orësh.

Mendoj për civilët – gjithë ata njerëz me të cilët ulesha me orë të tëra ndërsa shkruaja librin tim, apo ndërsa shkruaja raporte për komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët –  dhe se çfarë po bëjnë ata për të mbijetuar.

Frustrimi im agonizues nga ndjekja e rënies së Halepit (apo “rimarrja” me fjalët e qeverisë siriane) në kohë reale shpërtheu në një postim që shkrova: “Sot ndjehem si e dështuar. Gati 25 vjet raportim të krimeve të luftës nuk kanë shërbyer për asgjë. Ne thamë ‘kurrë më’. Çfarë ndodhi? #Halep”.

Unë e përdor Twitter-in çdo ditë, por zakonisht për të ripostuar artikuj me interes dhe praktikisht vetëm lexoj postime dhe artikuj në median sociale që janë shkruar për rajonin tim të  specialitetit; Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore. Kështu, kur postimi im u shpërnda me shpejtësi, kuptova se sa shumë njerëz e keqkuptojnë konfliktin sirian.

Përgjigja ishte një mësim për ndërgjegjësimin publik, dhe dështimin e komunitetit ndërkombëtar – dhe liderëve tanë – jo që të vetëm të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund luftës, por edhe për ta transmetuar me saktësi këtë krizë brutale. Lufta në Siri nuk është thjesht një luftë kundër terroristëve, të ISIS dhe Al-Nusrës, grupit të al-Kaedës në Siri, edhe pse ky është rrëfimi që Federata Ruse dhe aleatët e saj dëshiron që ne të besojmë. Kriza nisi si një kryengritje paqësore në vitin 2011, një kryengritje në radhën e gjatë të pranverës arabe, e cila u armatos dhe më pas u shndërrua në një luftë civile dhe një katastrofë humanitare.

Në foto: gazetari amerikan Steven Sotloff në Bahrein. Ai u ekzekutuar me prerje koke nga ISIS-i. Fotograf Mazen Mahdi – EPA

Ndërsa shumë njerëz më shkruan për të shprehur tmerrin e tyre ndaj fatkeqësisë së mijëra civilëve që janë bllokuar në Halep dhe po vuajnë tmerre të pafund, shumë të tjerë iu përgjigjën mesazhit duke thënë se unë isha “një fundërrinë terroriste”, një “dashnore e terroristëve” dhe se “Halepi tashmë është pastruar”.

Një “cicëruese” e quajtur “Vajza Partizane” shkroi: “Ti nise të mbështesësh Al-Kaedën dhe luftërat për ndryshim regjimi. Dështim i mjerë”. Pra, ajo mendon se unë mbështes al-Kaedën? Dhe ajo ia atribuon këtë të ashtuquajtur mbështetje faktit që unë kam shkruar për krimet e luftës në Siri, nga të dyja palët? Nëse e kam lexuar saktë përgjigjen e saj, atëherë kjo më konfirmon mua narrativën e shtrembëruar që është aplikuar për këtë krizë.

Një tjetër shkroi: “Kur shërbeja në ushtrinë amerikane, al-Kaeda ishte armiku e jo aleate e ndryshimeve të regjimit”. Dëshiroja ta pyesja se kush po mbështet al-Kaedën? Unë jo, dhe as civilët që dëshirojnë vetëm të vazhdojnë jetën e tyre në paqe.

Dëshiroja t’u ktheja përgjigje provokatorëve që tashmë më quajnë “fundërrinë terroriste” se unë e kam neveri ISIS-in. Ata i prenë kokën mikut tim, Steve Sotloff, një gazetar që po bënte detyrën e tij në vitin 2014. Po aq neveri ndjej edhe për Al-Nusrën. Të dyja grupet kanë kryer vrasje brutale të panumërta në të gjithë Sirinë.

Por terroristët nuk janë civilët, ashtu sikundër liderët tanë na kanë bërë të besojmë duke dështuar të veprojnë për shkak se menduan se gjithçka ishte shumë e “komplikuar”. Siria është bërë një luftë e autorizuar, por mund të ishte ndaluar kohë më parë. Sidoqofë, tashmë të gjitha vendet që kanë marrë një rol në këtë luftë janë më shumë të shqetësuara për interesat e tyre se sa për fatin e njerëzve që po vdesin nga uria apo të cilëve iu thuhet: dorëzohuni ose vdisni.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të japë llogari për shumë gjëra. Presidenti Obama e la detyrën, moralisht dhe jo vetëm, pas sulmeve të vitit 2013 në Guta, në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Damask – që Kombet e Bashkuara konfirmuan të ishte sulmi më i rëndë me armë kimike në 25 vjet. Ai përjashtoi çdo ndërhyrje tokësore amerikane për shkak se: lufta ishte bërë shumë e ngatërruar, ngritja e ISIS, dhe shqetësimet e veta për optikën e brendshme të një ndërhyrjeje të tillë. Ai la një boshllëk që u mbush shumë shpejt nga liderë të tjerë botërorë si Vladimir Putin.

Por ama, Obama nuk e kapi situatën. Nuk ishte thjesht një luftë tjetër e Lindjes së Mesme. Brenga e Sirisë tashmë ka shpërndarë rrjetën e saj në të gjithë rajonin, përfshirë Europën. Përveç miliona refugjatëve, mijëra shtëpive të shkatërruara, miliona fëmijëve të mbetur pa arsimim, miliona jetëve të prera përgjysmë dhe bilancit të pandalshëm të të vrarëve – tashmë ju do të keni zemërimin e popullit musliman në të gjithë botën që beson se Halepi u la të kalbej.

Ndryshimi me sarajevën është se kolegët e mi gazetarë dhe unë vetë në një farë mënyre ishim në gjendje të sillnim pak ndryshim në politikat e ndjekura (edhe pse paralajmërimet tona për Srebrenicën shkuan të padëgjuara derisa ishte shumë vonë). Gjatë gjithë kësaj lufte, ndjesia ime ishte se Barack Obama dhe David Cameron (dhe tani Theresa May) nuk ishin kurrë duke dëgjuar. 

Autorja është gazetare lufte. Ajo është redaktore për Lindjen e Mesme në “Newsweek”.
Publikuar më parë në shqip tesheshi.com

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit