1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Murat Jashari: Kosova drejt humnerës

Më të lexuarat

Institucionet e vendit janë përgatitur që për jubileun e Deklaratës së pavarësisë të festojnë e të prezantojnë të arriturat e shtetit, por familja që ka sakrifikuar e rezistuar më shumë se çdokush tjetër për këtë shtet, nuk po e ndjen suksesin e krijesës së lindur me 17 shkurt të vitit 2008.
Përkundrazi, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Murati thotë se Kosova po shkon drejt humnerës, për shkak të udhëheqjes së kriminalizuar.

“Dje Kosova ka qenë në humnerë për shkak të represionit dhe dhunës serbe e cila është ushtruar mbi ne prej shumë vitesh. Sot Kosova prapë, për fatin tonë të keq, është duke shkuar drejt humnerës. Por, kësaj radhe, prej vet nesh, jo nga të tjerët. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nëse nuk e ndërpresim këtë rrugëtim, nuk e di se ku do të përfundojmë”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari.

Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ai ka folur me mllef për mungesën e vizionit të kësaj udhëheqje, njëherësh ka ngritur idenë e largimit të elitës aktuale politike nga skena institucionale.

Ai është shprehur i bindur se sa më shpejt që bëhen ndryshimet e elitës politike në Kosovë, suksesi do të jetë më i prekshëm për vendin e shoqërinë.

Për më shumë, përfaqësuesi i familjes që sakrifikoi shumicën e anëtarëve të saj e që i dhuroi Kosovës rezistencën ushtarake nëpërmjet Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, ka thënë se e kaluara dhe e ardhmja e jonë po vritet, dhe se Kosova është në të njëjtën pozitë të keqe sikur para lirisë.

Në pjesën e parë të intervistës, Jashari, ka folur për ngulfatjen e demokracisë në vend, për shtimin e dukurive negative, për orientimet partiake dhe ka shtuar pyetjen, nëse jemi ata shqiptarët për të cilët i ka folur gjyshi- Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit