9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Behrami fyhet në baza racore

Më të lexuarat

Mesfushori kosovar i Napolit, Valon Behrami, është fyer në baza racore nga tifozët e Lazios, në ndeshjen që zhvilluan këto dy skuadra të shtunën mbrëma.
Behrami, 27-vjeçar, në edicionin 2008/2009 ishte pjesë e skuadrës së kryeqytetit italian, Lazio, nga ku u largua drejt West Hamit.

“Injorancë ka kudo, veçanërisht në stadiumet italiane. Askush nuk e ka kuptuar ende se futbolli është vetëm një sport dhe respekti për kundërshtarin duhet të jetë në maksimum”.

“Edhe të shtunën, sipas një raporti të ‘Tuttosport’ në stadiumin ‘Olimpico’ ndodhi një injorancë në stadium. Tifozët e Lazios kanë bërë fyerje raciste ndaj ish-lojtarit të Lazios, Behrami”, përcjell të dielën Canalenapoli./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit