-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mulla Zekë Bërdyna

Më të lexuarat

Një jetë për besimin islam, arsimim në gjuhën amtare dhe kombin shqiptar

Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës, në një mjedis prapanikërie kulturore, ku nuk kishte as mejtep e shkollë, ku analfebitizmi ishte në shtrirje absolute.

Në vitin 1926 e fillon medresenë në Pejë, për ta vazhduar më tej te mësuesi Fahri Efendiu, i njohur për dijenitë e gjera. Kështu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshëm) u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve.

Ishte koha kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të pushtuesit, për asimilimin e brezërive të reja. Por, pati edhe prej mësuesve të njohur për fusha të tjera të shkencave, si gjuha e letërsia shqipe, historia, matematika, gjeografia etj.

Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, qe Mulla Zeka, i cili ngriti një mejtep në fshatin Radavc, pikërisht në vitin 1938, i cili, përveç lëndëve të besimit dhe të gjuhës amtare e shkencave shoqërore me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë nga psikologjia.

Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare.

Në vitin 1948 burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të ish -Jugosllavisë të “Bella Kuça-s” në Nish, ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar me motivacion të shpifur e fals tërësisht, si prostalinian.

Atje Mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të egra, duke mbetur i papërlyer dhe i nderuar. Në një rast duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thënë “më e vështira për mua ishte të bart gurë..!? Po të ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshirë..! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një anë sa në anën tjetër”.

Mulla Zeka pasi doli nga burgu përveç si imam i fshatit Novosell, ku organizonte edhe mësim besimin me nxënësit e fshatit, ai u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve. Prandaj me të drejtë e quajtën edhe pionier i pajtimit të popullit në Podgor. Ato probleme që nuk i zgjidhte ligji i shtetit të instaluar i zgjidhte Mulla Zeka.

Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothuajse tërë Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit