4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Muhammedi shembulli më i mirë i lidershipit moral- Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

Më të lexuarat

Kush shqyrton me vëmendje ajetet Kur’anore me këtë tematikë dhe shfleton historitë e profetëve a.s. kupton rëndësinë e lidershipit në Kur’an. Ai studiues flet sipas parametrave hyjnorë, ndaj pikëreferencë ka dhe lidershipin e drejtë. Shpallja hyjnore këtë çështje e parashtron në ajete të shumta në Kur’an, disa prej të cilave do t’i sjellim bashkë me anën e tyre argumentuese. Allahu xh.sh. thotë:

Te i Dërguari i Allahut gjendet shembulli i mrekullueshëm për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe për atë që përmend shumë Allahun.” [Ahzabë: 21]

Shembulli i mirë (ar. el-usvetu el-hasenetu), vjen në trajtën e pashquar dhe është gjithëpërfshirës. Pra, Muhammedi a.s. është shembulli më i mirë i lidershipit moral, shembulli më i mirë i lidershipit shoqëror, shembulli më imirë i lidershipit edukativo-arsimor, shembulli më i mirë i lidershipit familjar, shembulli më i mirë i lidershipin ushtarak, shembulli më i mirë i lidershipit politik. Në fakt, shembulli i mirë është virtyt, karakter, cilësi e vënë në praktikë, që i dallon të gjithë profetët a.s.

Allahu xh.sh., na mëson në Kur’an:

Vërtet, ata njerëz janë shembullorë për ju dhe për këdo që shpreson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kushdo që shpërfillë këta shembuj, le ta dijë që Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për çdo lavd!” [Mumtehine: 6]

Ky është një  shënim i përgjithshëm për të  gjithë profetët a.s.(alejhimus selam – paqja e Allahut qoftë mbi ta) të cilët kanë qenë fenerë drite për popujt e tyre duke i udhëhequr ata drejt më të mirës në çdo aspekt jetësor.

Me këto dy ajete u munduam të bëjmë një përshkrim referencial të rëndësisë së lidershipit në Islam. Këtë të vërtetë e gjejmë edhe në librat autobiografikë të hulefai rrashidinëve – katër sundues islam të njohur: Ebu Bekri, Omeri, Osmani dhe Aliu, r.a. ( radijallahu anhum – Allahi qoftë i kënaqur me ta), pas Muhamedit a.s. (alejhis selam – paqja e Allahut qoftë mbi të), dhe të reformatorëve në historinë islame.

Duhet theksuar dhe interpretimet e disa mufessirëve-komentatorëve të Kur’anit mbi shembullin e mirë, të cilët, e kanë komentue dhe e kanë lidhë  me kontekstin historik të ngjarjeve, psh. në Betejën e Hendekut (shembull i mirë në guxim, në durim, në përballim të urisë, në bashkëpunimin me ushtarët dhe ndihmën fizike për hapjen e hendekut, në thyerjen e gurëve, bartjen e tyre, etj.), kanë aluduar edhe në parametrat gjithëpërfshirës të shembullit të mirë që theksuam më lartë. Pas studimit të bërë të kuptimeve el-usvetu el-hasenetu, konsiderojmë që ky qëndrim është më i drejtë!

Prof.Sejjid Kutubi në tefsirin e tij – komentimi i tij i njohur: Fi dhilali el-Kur’an, ( nën hijen e Kur’anit) në komentin e ajetit në fjalë, ka thënë: “Pavarësisht frikës së llahtarshme dhe rrethanave tejet të vështira, i Dërguari i Allahut a.s. ishte adresë e sigurisë për besimtarët dhe burim i besës, shpresës dhe prehjes – qetësisë shpirtërore për ta.

Studimi i qëndrimit të tij në këtë ndodhi të rëndë[1]  liderëve të grupeve dhe lëvizjeve ua skicon rrugën që duhet ndjekur. Profeti Muhammed a.s. është shembull për atë që shpreson në takimin me Allahun, kërkon shembullin më të mirë dhe e përkujton Allahun, nuk e harron…[2]

Mufessiri i famshëm Tahir bin Ashuri duke shpjeguar ajetin e lartpërmendur ka thënë: “…Parimisht, i Dërguari i Allahut është shembull.

Është thënë: “…Tek i Dërguari i Allahut keni shembullin…” për ta lidhur shëmbëlltyrën me qenien e tij, jo me ndonjë përshkrim tjetër të veçantë, por në mënyrë që pasimi të jetë:

  •      Në fjalët e tij, duke zbatuar urdhrat dhe duke shmangur ndalesat; dhe
  •     Në veprat e tij, me durim e guxim…

Në ajet aludohet edhe për vlerën që ka për besimtarin të pasuarit e Profetit a.s. si shembulli absolutisht më i mirë, edhe pse nuk zbulohen  detajet, siç nuk përcaktohen as nivelet e pasimit- çka është obligim e çka e preferuar…[3]

Një shpjegim tjetër nga interpretimet e dijetarëve është ai i Begaviut në Tefsirin e tij, ku thotë: “Në çdo vend në Kur’an,- Imam- Asimi fjalën  ( أُسْوة )e ka lexuar duke e vokalizuar elifin me damme (pra: usveh أُسْوة – ), përderisa të tjerët e kanë vokalizuar me kesre (pra: isveh-    إِسْوة  ). Janë dy variante-dialekte  kur’anore- në të cilët lexohet kjo fjalë dhe që ka kuptimin: shembull i mirë. Usveh (الأسوة) rrjedh nga el-i’tisa’ (الائتساء) sipas formës fu’leh (فُعلة) mu ashtu sikur që kudveh (القدوة) rrjedh nga folja el-iktida ((الاقتداء është emër i vënë në vend të infinitivit.

Kuptimi i ajetit është: Pasojeni atë drejtë dhe mirë në mënyrë që të ndihmoni fenë e Allahut, duke mbështetur të Dërguarin dhe duke mos e braktisur atë, duke duruar në çdo gjë që ju godet, ashtu siç duroi ai kur iu thyen dhëmbët në luftë, u plagos në fytyrë, iu mbyt xhaxhai dhe u ndëshkua me torrturat më të ndryshme (fizike e psikike) dhe pavarësisht nga të gjitha këto, ai gjeti forcë tju ngushëllojë të gjithë personalisht. Kështu bëni edhe ju! Ndiqni hapat e tij…[4]

Kushdo që lexon Kur’anin dhe ajetet e tij, do të konkludojë se modeli dhe shembulli janë praktikë profetike. Allahu xh.sh. e ka urdhëruar Muhammedin a.s., që t’i pasojë pejgamberët paraprak :

Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e bindur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën, kur të përjetojnë atë që u është premtuar, atyre do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Kjo është shpallje e qartë. E kush do të shkatërrohet tjetër, pos popullit të pabindur!?” [Ahkaf: 35]

Kjo është një këshillë e drejtpërdrejtë për Muhammedin a.s. që të pajiset me durim, duke ndjekur kështu rrugën e vëllezërve të tij pejgamberë, ulu el-azmit: Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait a.s. të cilët përkundër sjelljeve të këqia të popujve të tyre, vazhduan misionin e tyre të pathyeshëm. Ajo që duhet theksuar këtu është këshilla e Allahut xh. dhënë Mumahedit a.s. për ti pasuar profetët tjerë, edhe pse ka qenë më i dalluari nga të tjerët:

“…me tipare të larta dhe cilësi të pakrahasueshme, Allahu xh.sh., e përzgjodhi mbi të gjitha krijesat, e bëri dëshmitar të dëshmitarëve, zotëri të të gjithë njerëzimit, të parëve dhe të fundit, ndërmjetësues që nuk refuzohet, përgëzues dhe qortues, pronar të flamurit dhe keutherit, të nderuar me vesile dhe mekam mahmud…

Si jo kur ai ka përparësi mbi të gjithë profetët ndaj popujve të tyre dhe mes besimtarëve ndaj vetvetes së tyre: gratë e tij janë nënat e tyre. Ai ishte profet atëherë kur Ademi ishte ende dhé. Ai, Ademi a.s. bashkë me të gjithë pasardhësit, në Ditën e Llogarisë do të jenë nën flamurin e tij. Ai, Muhammedi a.s. është profeti ruajtjen e të cilit e mori përsipër Allahu xh.sh. siç e mori dhe ruajtjen e fesë së Tij. Allahu u betua në të, në jetën e tij dhe në qytetin e tij. Allahu nuk i është drejtuar thjesht me emrin e tij..[5].

Veçoritë superiore të Muhamedit a.s.

  • Më i përzgjedhuri ndër krijesat, dëshmitar i dëshmitarëve
  • Zotëria i tërë njerëzimit
  • Ndërmjetësuesi i pranuar
  • Përgëzuesi, qortuesi
  • Pronari i Flamurit dhe Keutherit
  • I nderuari me vesile, fadile dhe mekam mahmud
  • Gratë e tij janë nëna të besimtarëve
  • Ishte profet ende pa iu dhënë shpirti Ademit a.s.
  • Allahu xh.sh., ka marrë përsipër ruajtjen e tij
  • Allahu xh.sh., ka marrë përsipër ruajtjen e fesë së tij
  • Allahu nuk e ka thirrur thjesht me emër

Kur Profeti ynë, Muhammedi a.s me gjithë gradën profetike urdhërohet të pasojë profetët paraprakë, si shembuj të mirë, atëherë për ne të tjerët, njerëzit e thjeshtë, urdhëri për pasimin e rrugës së tij dhe të shokëve të tij duhet të jetë edhe më i vlefshëm!

Sigurisht, një lider i suksesshëm dallohet nga virtytet, durimi, këmbëngulja, dashamirësia, vetëpërmbajtja etj.

Ky ajet kur’anor: “Te i Dërguari i Allahut gjendet shembulli i mrekullueshëm për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe për atë që përmend shumë Allahun.” [Ahzabë: 21], argumenton trajtimin Kur’anor që i bëhet lidershipit dhe rëndësisë së tij, siç do ta shpjegojmë më poshtë.

Kuptimet e el-usvetu el-haseneh (shembullit të mirë në personalitetin e Muhammedit a.s. dhe profetëve para tij,)

  • Besa në ndihmën e Allahut xh.sh., dhe siguria për muslimanët
  • Paqja, garancia dhe shpresa
  • Guximi dhe trimëria në raport me armiqtë
  • Zbatimi i urdhërave dhe shmangia nga ndalesat
  • Durimi ndaj urisë dhe përqëndrimi në punë
  • Lidershipi shoqëror
  • Lidershipi politik
  • Lidershipi moral
  • Lidershipi bashkëshortor
  • Lidershipi ushtarak

 

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


[1] Fjala është për Betejën e Hendekut. Siç është shprehur më lartë edhe autori,mendimet e këtyre figurave islame rreth shembullit të mirë janë në kontekst të kësaj ngjarje. Përkthyesi.

[2] Kutub, Sejjid. Fi dhilal el-Kur’an. 5/2817.

[3] Ibn Ashur, Ettahriru ve ettenviru. 22/303.

[4] Begaviu, Ebu Muhammed el-Husejn bin Mesud bin Muhammed el-Ferra. Mealim et-tenzil fi Tefsiri el-Kur’an. 6/336

[5] Ndër punimet më të mira që kam parë rreth kësaj çështje është ai i hoxhës dhe profesorit të njohur, kolegut tim universitar, prof.dr. Halil Ibrahim Mulla “Adhimu kadrihi sal-laAllahu alejhi ve sel-lem ve rif’atu menziletihi inde Rabbihi azze ve xhel-le“, botuar nga Dar el-Kible el-Islamije në Xhidde. Shih shkëputjen që kemi bërë në faqet 13-23.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit