9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Muajtë e shenjtë – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Muajt e shenjtë janë katër, edhe ato janë të përmendura në Kur’an. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَـٰبِ ٱللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ ٱلسَّمٰوٰت وَٱلأرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ} التوبة:36

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut, prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Këtë që e ka përmendur Kur’ani në mënyrë të përgjithësuar, e ka sqaruar detalisht Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në hadithet e tija.

Ai ka sqaruar se këto katër muaj janë: Rexhebi, Dhul-Kadeja, Dhul-Hixheja dhe Muharemi.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( إن الزمان قد استدار كهيئته يوم خلق الله السموات والأرض، السنة اثنا عشر شهراً، منها أربعة حرم، ثلاث متواليات: ذو القعدة وذو الحجة والمحرم، ورجب مضر الذي بين جمادى وشعبان)).

“Koha është rrotulluar në të njëjtën formë që nga dita që Allahu ka krijuar qiejt dhe tokën. Viti i ka dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre një pas një: dhil-kadeja, dhil-hixheja dhe muharemi, dhe rexhebul-mudar, që gjendet mes xhumades dhe shabanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

E ka potencuar shenjtërinë e këtyre muajve duke thënë në haxhin lamtumirës: cili muaj është ky? Thanë: Allahu dhe Pejgamberi e dinë. Tha: muaj i shenjtë. Tha:

(( فإن الله حرم عليكم دماءكم وأموالكم وأعراضكم كحرمة يومكم هذا، في شهركم هذا، في بلدكم هذا)).

“Allahu ua ka ndaluar nëpërkëmbjen e gjakut, pasurisë dhe nderit ashtu siç e ka bërë të shenjtë këtë ditë, këtë muaj dhe këtë vend”. (Buhariu).

Kur’ani në mënyrë të veçantë e përmend muajin Dhil-Kade, duke folur në ajetin e sures Bekare:

{ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَـٰتُ قِصَاصٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ} البقرة:194

“Muaji i shenjtë (i sivjetmit) është për muajin e shenjtë (të vjetshmit), e shenjtërit (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, ktheni sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”. (El-Bekare: 194).

Pra, ky ajet flet për pengimin që ua kanë bërë kurejshitët muslimanëve e nuk i kanë lërë të hynë në Kabe, vitin e Hudejbisë, në muajin Dhil-Kade, atëherë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e kompenzoi këtë umre në vitin që erdh, po në muajin Dhil-Kade. (Ibën Kethiri, 1/ 330).

Këto muaj kanqë qenë të shenjtë edhe në injorancë. Shkaku i konsiderimit të shenjtë të këtyre muajve qëndron në përgatitjen që kanë bërë ata për të kryer haxhxhin. Në muajin Dhil-Kade, ata janë ndalur nga lufta, në muajin Dhil-Hixhxhe kanë kryer haxhxhin, kurse në muajin Muharem kanë pushuar nga haxhxhi dhe janë kthyer në shtëpi. Kurse muajin Rexheb e kanë konsideruar të shenjtë në mes të vitit që të kenë kohë për të vizituar Qaben dhe për të bërë umre në te. (Ibën Kethiri, 4/ 89).

Çka thotë Kur’ani për muajt e shenjtë?

Allahu, subhanehu ve teala, në Kur’an thotë:

{إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَـٰبِ ٱللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ ٱلسَّمٰوٰت وَٱلأرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذٰلِكَ ٱلدّينُ ٱلْقَيّمُ فَلاَ تَظْلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ} التوبة:36

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Te Allahu, domethënë në vendimin e tij, ose disa të tjerë kanë thënë në Leuhul-Mahfudh. (shiko: Tefsir Begavi, 4/4).

Katadeja thotë:

“العمل الصالح أعظم أجراً في الأشهر الحرم، والظلم فيهن أعظم من الظلم فيما سواهن، وإن كان الظلم على كل حال عظيماً”.

“Veprat e mira kanë më shumë shpërblim në muajt e shenjtë, kurse zullumi në to është më i madh se ai që bëhet në muajt tjerë, edhe pse zullumi në çdo rast është mëkat i madh”.

Sa i përket zullumit që është përmendur në ajet, ka dy komentime për te;

Njëri: mos i bëni zullum vetvetes duke i konsideruar këto muaj, muaj ku s’ka ndalesa.

Dy: duke bërë mëkate në këto muaj.

Allahu, subhanehu ve teala, kur e madhëron një gjë në një mënyrë, ajo ka peshë të caktuar, e nëse e madhëron në disa forma, pa dyshim se kjo gjë peshon edhe më shumë, varësisht nga mënyrat e madhërimit. Shumëfishohet dënimi i veprave të këqija në këto muaj ashtu sikurse shumëfishohet shpërblimi i veprave të mira në to. Ai që e respekton Allahun në muajin e shenjtë, në vendin e shenjtë, në shtëpinë e shenjtë nuk është i barabartë me atë që e adhuron në muaj tjetër, në vend tjetër, dhe në xhami tjetër. Në këtë aludon Allahu, subhanehu ve teala, edhe në ajetin:

{يٰنِسَاء ٱلنَّبِىّ مَن يَأْتِ مِنكُنَّ بِفَـٰحِشَةٍ مُّبَيّنَةٍ يُضَاعَفْ لَهَا ٱلْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ}

“O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për Allahun është shumë lehtë”. (El-Ahzab: 30).

Për shkak të madhërisë dhe nderit të tyre të madh”. (Tefsir Kurtubi, 2/ 500).

Lufta në muajt e shenjtë

Të gjithë dijetarët janë të pajtuar se lejohet mbrojtja dhe rezistimi i armikut nëse na lufton në muajt e shenjtë. Ata kanë dalluar mes vete sa i përket fillimit të luftës në muajt e shenjtë; a është ky vendim i abroguar, apo vazhdon të jetë valid?

Mendimi i parë: kanë thënë se ky ajet është abroguar me ajetin:

{وَقَاتِلُواْ ٱلْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَـٰتِلُونَكُمْ كَافَّةً} [التوبة:36]

“Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Edhe ky mendim është mendimi më i njohur. Andaj lejohet të fillohet me luftë në muajt e shenjtë, sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka rrethakuar banorët e Taifit në muajin Dhil-Kade. Këtë mendim e ka vlerësuar si më të saktë imam Kurtubiu.

Mendimi i dytë: lufta në këto muaj është haram dhe se ky ajet nuk është abroguar. Sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{لاَ تُحِلُّواْ شَعَائِرَ ٱللَّهِ وَلاَ ٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ} المائدة:2

“O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e Allahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën),…”. (El-Maide: 2).

Dhe ajeti:

{ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَـٰتُ قِصَاصٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ} البقرة:194

“Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”. (El-Bekare: 194).

Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nuk ka luftuar në muajin e shenjtë, përveç nëse e kanë sulmuar. E kur vinin këto muaj nuk luftonte derisa të kalonin”. (Ahmedi dhe të tjerët, hadithi është hasen).

Agjërimi i muajve të shenjtë

Nuk ka asnjë hadith të vërtetë nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që flet se është i pëlqyeshëm agjërimi në këto muaj.

Disa sahabe kanë folur dhe kanë konsideruar të pëlqyeshme agjërimin e muajve të shenjtë. Prej tyre është Ibën Omeri, radijAllahu anhu, mirëpo ky nuk e sheh të pëlqyeshme përveç për atë që agjëron tërë vitin, domethënë një ditë po e një jo. (Shiko: “El-Mugni”, 3/ 167).

Kanë ardhur edhe disa transmetime nga parardhësit tanë që e kanë konsideruar të pëlqyeshëm agjërimin në këto muaj, prej tyre është Hasan Basriu, Ebu Ishak Sebiu, kurse Theuriu thotë:

“الأشهر الحرم أحب إلي أن أصوم فيها”.

“Më e dashur për mua është të agjëroj në muajt e shenjtë”. (Letaiful-Mearif, fq. 123- 124).

Ibën Tejmijje thotë: “…Veçimi i muajit Rexheb dhe Shaban me agjërim ose itikaf, nuk kemi asnjë argument nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për këtë vepër, as nga sahabet e as nga imamët e muslimanëve…kurse sa i përket agjërimit të muajit Rexheb, të gjitha hadithet që flasin për këtë temë janë të dobëta ose të shpifura”. (Mexhmuul-Fetava, 25/ 290- 291).

Është i vërtetë fakti se Omeri, radijAllahu anhu, u binte duarve, atyre që agjëronin në muajin Rexheb e thoshte: “Hani, sepse është muaj të cilin e madhëronin injorantët”. (Abdur-Rezaku në Musenef, kurse shejh Albani tregon se është i vërtetë).

Përgaditi: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit