10 C
Pristina
Friday, March 1, 2024

Vriten 9 palestinezë në kampin Jenin, Fatah bën thirrje për rezistencë

Më të lexuarat

Ofensiva ushtarake izraelite e ditës së sotme është sulmi më i madh izraelit në kampin e refugjatëve Jenin që nga viti 2002.

Të paktën 9 palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, sipas burimeve palestineze.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në deklaratën e saj tha se 9 persona u vranë në kampin e refugjatëve Jenin, duke shtuar se në mesin e viktimave është edhe një grua e moshuar.

Ministria tha se 16 të tjerë u plagosën, ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike. Dëshmitarët okularë thanë për AA-në se një ushtar izraelit sulmoi kampin e refugjatëve Jenin, gjë që çoi në përleshje midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite.

Dëshmitarët shtuan se përleshjet shpërthyen midis dhjetëra palestinezëve dhe forcave izraelite që përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Fatah, thirrje për intensifikim të rezitencës

Lëvizja palestineze Fatah bëri thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër pushtimit izraelit në përgjigje të operacionit ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë Fatah gjithashtu bëri thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjitha territoret palestineze, për të kundërshtuar pushtimin izraelit në të gjitha zonat.

Dëshmitarët okularë thanë për AA-në se forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve, duke shkaktuar përleshje me palestinezët.

Ofensiva ushtarake e së enjtes është sulmi më i madh izraelit në kampin e refugjatëve Jenin që nga viti 2002.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit