0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Moska: Shqipëria, armiku ynë!

Më të lexuarat

Rusia publikon“listë të zezë” të saj, edhe Zvicra aty

Qeveria ruse ka përpiluar një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që po ndërmarrin veprime armiqësore kundër Moskës, me urdhër të Vladimir Putin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë ruse, ku Shqipëria, sipas përkthimit të urdhërit, renditet ndër vendet armike.

Lista përfshin Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin), shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, San Marinon, Maqedoninë, Singaporin, Shtetet e Bashkuara, Tajvanin, Ukrainën po e po, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë”, raporton Sputnik.

Pra, edhe Zvicra historikisht neutrale, shpallet si “armike” nga Moska.

Po për ç’vlen kjo listë dhe a bie ajo “era luftë” apo ndaj këtyre vendeve?

Jo domsdoshmërisht, gjykuar nga ajo që thuhet pas këtij njoftimi.

“Qytetarët rusë dhe kompanitë ruse që kanë detyrime në valutë ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve armike do të mund t’i paguajnë ato në rubla”, tha shërbimi për shtyp. Për ta bërë këtë, debitori mund t’i kërkojë bankës ruse të hapë një llogari të veçantë në rubla në emër të një kreditori të huaj dhe t’i transferojë atij pagesa në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit