LUTU ME KËTË LUTJE
Abbasi, Allahu qofte i kënaqur me të,i cili ishte xhaxhai i Muhamedit alejhi selam erdhi te Pejgamberi alejhis selam dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut, më mëso një lutje!”
Pejgamberi alejhis selam i tha:
“O xhaxhai im, thuaj:
اللهم إني أسألك العافية
Allahumme inni es’eluke-l-‘āfijeh.
“O Allah, unë të kërkoj afijeh!”
Sahih Tirmidhi.
Çfarë është afijeh?
Afijeh do të thotë:
“më mbro nga të gjitha fatkeqësitë!”
– Duke qenë të shëndetshëm, atëherë ju jeni në afijeh!
– Kur ke para të mjaftueshme për të jetuar, atëherë je në afijeh!
– Kur fëmijët tuaj janë të mbrojtur, atëherë ju jeni në afiyeh!
– Nëse ju falen mëkatet dhe nuk dënoheni, atëherë jeni në afijeh!
Afijeh do të thotë:
“Më mbro nga çdo dhimbje dhe vuajtje!”
Kjo përfshin dynjanë dhe ahiretin.
Zoti gjithë muslimanëve u dhashtë afijeh!