1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mos bëni pazarllëk me parimet e juaja

Më të lexuarat

Me të vërtetë imani që e kemi në zemrat tona dhe pranimi i asaj që na e solli Pejgamberi(alejhi selatu ue selam), çdo njërin prej nesh e bën me parime dhe me vlera të mëdha e të larta. Vlera jonë e vërtetë buron duke iu përmbajtur këtyre parimeve dhe vlerave. Ju e dini, o bijtë dhe bijat e mia, rrjedhën e madhe kulturore që po e përjetojmë sot dhe e dini se një pjesë e madhe e saj ka ardhur te ne nga kulturat dhe nga popujt, të cilët nuk besojnë në atë që ne besojmë, madje globalizimi i cili i ka hapur krahët në çdo vend të Tokës, vepron për t’i nxitur njerëzit të vrapojnë pas interesave të tyre materiale larg nga ajo që kërkojnë vlerat dhe mësimet e larta islame, dhe krejt kjo për ne në përgjithësi paraqet një sfidë të madhe. Sa më shumë që rriteni dhe u rritet vetëdija ndaj jetës, do të shihni se jeni caku më i madh i pazarllëkut nga shumë persona të cilët nuk i frikësohen All-llahut dhe Ditës së gjykimit: pazarllëk me parimin, ndërgjegjen, njerëzinë dhe nderin, andaj duhet të jeni të përgatitur për rezistencë. Do të hasni shumë veta përreth jush si i nënshtrohen mashtrimit dhe bien fortë në haram. Këta nuk janë njerëzit më fisnik e as më të lumtur dhe nuk duhet njeriu të ndikohet nga numri i madh i tyre, sepse ata para All-llahut janë pakicë, nuk kanë as peshë as vlerë. All-llahu e mëshiroftë atë që tha: “Mos u frikëso nga rruga e së Vërtetës, ngase ka pak kalimtarë në të dhe mos të mashtrojë rruga e gënjeshtrës, ngase ka shumë të humbur në të”.

Mos harroni, o bijtë dhe bijat e mia, se ne këtu jemi në një vend sprovash dhe se ne nuk mund të arrijmë çdo gjë, andaj nëse dikush prej nesh nuk arrin t’i realizojë interesat e veta dhe nuk mund t’i arrijë dëshirat e veta deri në maksimum, duke qenë i mbështetur mbi parimet dhe vlerat e tij, ai patjetër në një moment vjen në një situatë ku detyrohet të heq dorë nga diçka prej kësaj apo asaj. Bëhuni prej atyre që e mbrojnë parimin dhe i nënshtrohen të vërtetës dhe mos e harroni rregullin e artë: “Kush lë diçka për hir të All-llahut, All-llahu do t’ia kompensojë me diç më të mirë se ajo”.

Çka do të thotë kjo për bijtë e bijat e mia?

Kjo do të thotë:

1. Tregoni zgjuarsinë tuaj personale në realizimin e interesave tuaja në suaza të parimeve dhe moralit tuaj islam e që kjo është një sfidë e madhe.


2. Ushtroni vetveten për heqje dorë nga disa gjëra materiale për hir të qëndrimit në rrugë të vërtetë.

3. Pasuria nuk është gjithçka në këtë jetë dhe duhet t’ua dëshmojmë të gjithë njerëzve se në jetën tonë ka gjëra të dashura që nuk pranojnë pazarllëk, shitje apo heqje dorë. Allahu, neve dhe juve, na bëftë të qëndrueshëm në të vërtetën.

/ABDUL-KERIM BEKKAR/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit