1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

Më të lexuarat

I Derguari alejhi selam ka thënë:
– Unë nuk ha duke qenë i shtrirë në njerën anë.Ai gjithashtu ka thëne:Unë ulem njejtë sikurse ulet një rob dhe ha sikurse hanë ata.
Ibn Maxhe në Sunenin e tijë transmeton se si i Dërguari alejhi selam e ka ndaluar ngrënien shtrirë me fytyrë përmbysur.
Ngrënia shtrirë e dëmton lukthin për shkak se pengon kalimin e ushqimit në rrugen e duhur për të arritur më shpejtë në lukth,I bën shtypje lukthit dhe nuk e lejon atë të hapet si duhet për ta tretur ushqimin.Ngrënia duke u mbeshtetur në diqka është zakon i arrogantëve dhe për këte arsye i Derguari alejhi selam ka thënë:
Unë ulem dhe ha njejtë sikurse hanë një rob.
Nganjeherë i Derguari i Allahut hante duke u ulur në gjunjë.Gjunjët i vendoste në tokë,ndërsa shputen e këmbes së majtë e vendoste mbi pjesën e siperme të këmbes së djathtë,si përulesi ndaj Allahut dhe respekt ndaj ushqimit dhe atyre që ishin prezent.Kjo është mënyra më e mirë e uljes gjatë ngrenies,për shkak se organet e trupit do të jenë në vendin e tyre siq i ka krijuar Allahu,duke përfshirë edhe anën etike.
Siq thamë pozita më e mirë për të ngrëne është ulur,me organet e trupit në pozicionin e tyre natyror.Mënyra më e keqe e ngrënies është të mbeshteturit në njerën anë,sepse laringu dhe organet e përtypjes do të ngushtohen dhe do ta tkurrin lukthin.Gjithashtu i Derguari Alejhi selam e ka cekur se nuk hante i mbeshtetur në jastek sikurse arrogantët dhe ata që duan të hanë ushqim të tepertë.Mirpo hante sikurse ha një rob.
Artikulli është pjesë e librit : Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit