7.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam – Shërimi i temperaturës me ujë

Më të lexuarat

Abdullah bin Omeri transmeton hadithin që i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjarri përvëlues i xhehenemit, prandaj duhet ta ftohni atë me ujë”. Në të kaluarën ky hadith ka habitur shumicën e mjekëve pa përvojë duke e konsideruar atë të dyshimtë dhe është bërë objekt diskutimesh. Por sot, duke ndjekur praktikën e mjekësisë moderne, vërejmë se është bërë zakon që mjekët pediatër të japin këshilla që fëmijës me temperaturë t’i bëhen banja me ujë të ftohtë derisa t’i ulet temperatura duke vërtetuar se thënia e Profetit a.s. është e vërtetë. Kjo thënie e tij ka dy kuptime: i pari është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit dhe i dyti për njerëz të caktuar, kryesisht ata që jetojnë në vende të nxehta si ato të Gadishullit Arabik.

 

 

Për sa i përket të parit, ka të bëjë me temperaturën e lartë që vjen si pasojë e një infeksioni nga mikrobe të huaja që mund të jenë baktere ose viruse dhe përveç kompresave të ftohta mund të përdoren edhe ilaçe për uljen e saj. Në këtë të fundit temperatura është rezultat i nxehtësisë së ambientit dhe jo nga sëmundje. Kjo lloj temperature gjithashtu mund të ulet duke pirë ujë të freskët ose duke u larë me të. Enesi r.a. tregon se i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nëse keni zjarrmi, bëni dush me ujë të ftohtë tre ditë, çdo herë në mëngjes”. Në një hadith tjetër, temperatura është përmendur nga një person i cili e ka mallkuar atë si të dëmshme. Kur e ka dëgjuar Profeti a.s., i ka thënë: “Mos e mallko, sepse temperatura e pastron trupin nga mëkatet po në atë mënyrë që zjarri heq papastërtitë nga hekuri”. Kjo thënie e të dërguarit të Allahut a.s. është shumë e vërtetë saqë sot mjekët këshillojnë që temperatura deri në 380C të mos luftohet, sepse është e dobishme si një mekanizëm imunitar i organizmit.

Artikulli është pjesë e librit : Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam
Autorë: Ibn Kajim el-Xheuzi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit