Pyetje:Një motër pyet për një metodë se ne mund të kontrollojmë sjelljen e fëmijëve tanë duke iu drejtuar mendjes së nënndërgjegjeshme (të pavetëdijshme) ndërsa ata flenë. Për shembull, unë i pëshpërit djalit tim në vesh ndërsa ai është në gjumë dhe ia përsëris: Ti je i qetë, je i shëndoshë dhe cilësitë që unë i dua tek ai. A është vërtet e saktë t’i drejtohesh mendjes nënndërgjegjeshme?
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.
—Praktika e përshkruar në pyetje quhet programi i nënndërgjegjeshmes (subconscious programming) dhe zakonisht bëhet përmes asaj që quhen “pohime” (affirmations), që është një term i përdorur nga pionierët e “Epokës së Re” Ajo i referohet fjalive të shkurtra “pozitive” që një person përsërit – me gojë ose me shkrim – me qëllimin për të bërë një ndryshim në jetën e tij. Për shembull: “Unë e meritoj lumturinë!”, “Unë jam i fortë”…, etj.
—Ekzistojnë dy shpjegime për mekanizmin e këtij programimi me anë të pohimeve:
E para: që përsëritja e frazave çon në ndryshimin e bindjeve ose sjelljeve, dhe në përputhje me këtë arrihen qëllimet.
Kjo është debatuar gjerësisht në komunitetin shkencor dhe në mesin e specialistëve të shkencave psikologjike, përkundrazi, disa studime kanë treguar se “pohimet” pozitive mund të shkaktojnë efekte negative të papritura.
E dyta: të konsiderosh “pohimet” si mesazhe të nënkuptuara për nënndërgjegjen ose vetëdijen, dhe “vetëdija” – këtu- është ajo që krijon realitetin dhe formëson fatet, kështu që ajo që mbjell në të manifestohet në realitetin tënd.
Kjo bazohet në doktrinën e unitetit të ekzistencës (panteizmin), dhe se ekzistenca absolute është “vetëdija”, dhe gjithçka që shihet është prodhim dhe manifestim i saj.
Ky është një besim kufri që bie ndesh me bazat e besimit dhe Teuhidin Rububijeh.
Kjo që sapo thamë ka të bëjë me pohimet dhe programimin e nënndërgjegjeshmes gjatë kohës së të qënurit zgjuar.
—Ndërsa në gjumë kjo praktikë futet në përgjithësinë e asaj që quhet: “të mësuarit në gjumë” (sleep learning), e cila – si praktika e mëparshme – nuk bazohet në studime shkencore të mirfillta dhe deklaratat e mundësisë së saj janë kontradiktore.
—Dhe nëse nuk vërtetohet efekti i kësaj praktike gjatë zgjimit, atëherë gjatë gjumit dhe mungesës së mendjes është akoma më e largët.
Dhe për shkak se gjumi e humb mendjen dhe njeriu në gjumë nuk është i vetëdijshëm, i hiqet detyrimi fetar derisa të zgjohet, ashtu siç ka thënë Profeti, alejhi selam:
“Lapsi është ngritur nga tre persona…” dhe ka përmendur mes tyre: “Ai që është në gjumë (i fjeturi) derisa të zgjohet.”
—Së fundi themi: Efekti i kësaj praktike që quhet “të folurit i mendjes së nënndërgjegjeshme” nuk është vërtetuar në studimet shkencore; ajo mund të bazohet në supozime të mundshme psikologjike që nuk bien ndesh me besimin e muslimanit, dhe mund të bazohet në filozofi ezoterike kufri që e kundërshtojnë besimin e muslimanit.
Prandaj, më e mira është largimi nga kjo metodë, sepse:
1- përfitimi prej saj është i dyshimtë dhe i padëshmuar me fakte,
2- frika se përhapja e saj do të çojë në gërshetimin e besimeve ezoterike kufrije përmes saj.
—Unë këshilloj përdorimin e shkaqeve fetare dhe të provuara që janë të dobishme për përmirësimin e sjelljes së fëmijëve, të tilla si: lutja, këshillimi dhe metodat e njohura edukative.
Allahu e di më së miri.
Adelina Kucana