-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjaft më me fyerje banale – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Allahu na ka sjellë në botë për të na sprovuar me të afërt e me të largët, me besimtarë dhe jobesimtarë, me dashamirës dhe dashakeqës, me provokatorë dhe të paditur, me të gjitha sojet dhe llojet e njerëzve. E tillë është jeta. Marrëdhënia me sojin tonë njerëzor është absolutisht më e vështira, por edhe nuk kemi asnjë shans t’i shmangemi asaj apo të mos i japim rëndësi.

Përmes pikërisht këtyre marrëdhënieve ne shpërblehemi ose ndëshkohemi, ngarkojmë veten me gjynahe ose marrim urata. Rregullimi i marrëdhënieve ndër njerëzore është nga më të rëndësishmet në fokusin e Islamit, saqë edhe dispozitat e së Drejtës Islame që mbulojnë këto marrëdhënie janë edhe më të shumta sesa vetë ato që mbulojnë marrëdhënien me Zotin, sepse edhe këto marrëdhënie shihen përmes fokusit të marrëdhënies me Zotin.

Nisur nga kjo duhet thënë me forcë se etika, edukata dhe mirësjellja është norma bazë sesi duhet të sillemi me të gjithë njerëzit, përjashtimi që bëhet në raste specifike nuk e prish këtë rregull universal. Madje edhe kundërshtarit dhe armikut më të përbetuar nëse të sulmon pa përdorur banalitete dhe ofendime ordinere, kurrsesi nuk duhet t’i përgjigjesh me një gjuhë të tillë, por me gjuhën e argumentit dhe të arsyes.

Islami mund të toleroj dikë që i hyhet në hak, që të flas keq publikisht për atë që i ka bërë padrejtësi, por jo të shajë dhe ofendojë me gjuhën më banale dhe të turpshme të mundshme. Nuk është kjo gjuha dhe etika e një besimtari.

Sinqerisht më vjen shumë keq kur shoh komente dhe vulgaritete rrugësh, tek përdoren nga besimtarët nëpër rrjete sociale, aq sa një pjesë jam i bindur se nuk do ta përdornin atë lloj gjuhe kurrë ballë për ballë, ndërkohë pesha dhe përgjegjësia edhe atyre që shkruajmë dhe komentojmë është e njëjtë si ta nxjerrim nga goja.

Kështu që ruajini fjalët tuaja, sepse edhe për ato që shkruani në FB e rrjete sociale do të merreni në llogari, e nëse reagoni për një të keqe, bëjeni këtë si njerëz të qytetëruar dhe besimtarë të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit