7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Minarja del sërish në sipërfaqe (FOTO)

Më të lexuarat

Me rënien e nivelit të ujit në liqenin e fshatit Pusat në Turqi, ka dalë sërish në dritë minarja e xhamisë në qytezën Hafik të Sivasit, që ka mbetur nën ujin e digës “Pusat-Ozen”.

Fshati Pusat, i cili ndodhet 25 km larg nga qendra administrative e provincës, është boshatisur i gjithi dhe është transferuar 5 km më lart, për shkak të Liqenit Artificial “Pusat-Ozen”, i ndërtuar për ujitje mbi Përroin Pusat dhe Lumin Madenkoy në vitin 2009.

Shtëpitë e fshatit bashkë me xhaminë mbetën nën ujë. Minarja e xhamisë rishfaqet me rënien e nivelit të ujit në liqen. Minarja ofron pamje të bukur në këto ditë të ftohta të dimrit, kur sipërfaqja e liqenit është veshur me akull.

SHARE

Facebook
Twitter
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit