14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Tragjedi në Zvicër: Familja nga Bogovina ishin nisur për në xhami, por babai vdes nga aksidenti (FOTO)

Më të lexuarat

Nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në Zvicër, humbi jetën 50 vjeçari nga Bogovina e Tetovës ndërsa i biri i tij është me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, njofton TetovaSot.

Siç njofton policia e Kantonit Soluthurn, për arsye ende të panjohura, shoferi 27 vjeçar nga Maqedonia ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një BMW.

Për TetovaSot bëjnë të ditur personat që e njihnin familjen dhe për të cilët ndjenjë keqardhje për humbjen e 50 vjeçarit, thonë se babai dhe i biri i tij ishin nisur për në namazin e Xhumasë, por gjatë rrugës ata pësojnë aksident nga ku babai vdes tragjikisht, ndërsa djali mbeti me lëndime të rënda.

Ata kanë qenë të bllokuar për disa minuta tek makina, deri sa ka arritur ndihma e zjarrfiksave të cilët me intervenim i kanë liruar nga automjeti, por që ishte vonë për 50 vjeçarin.

Policia zviceriane po heton vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ku humbi jetën 50 vjeçar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit