Me anë të botimit të librave, fjalimeve publike dhe një pensioni të majmë nga qeveria, ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama do të fitojnë më shumë 242 milionë dollarë në 15 vitet e ardhshme.
Të dhënat janë bërë publike nga një studim i Universitetit “Kogod”, shkruan “International Business Times”.
Duke marrë parasysh se çifti kishte një pasuri prej 1.3 milion dollarësh kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, mund të themi se janë në rrugën e duhur për të rritur ndjeshëm vlerën e pasurisë së tyre neto dhe për t’u bërë kështu milionerë.
Për të llogaritur fitimet e Obamas, hulumtuesit u përqendruan kryesisht tek fitimet nga librat dhe fjalimet, duke shtuar edhe pensionin vjetor si ish- president, i cili arrin shifrat e 200,000 dollarëve.
“Presidenti Obama u largua nga detyra me dy “best-seller” vlera e të cilëve arrin deri në 40 milion dollarë.