9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Nishani i pari president që viziton Serbinë pas 69 vitesh. Ja si e shohin serbët

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë do të vizitojë Serbinë nesër më 7 mars.

“Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet t’i mbrojë Shqipëria”. Kështu, sipas “Sputnikut” rus në gjuhën serbe, ka deklaruar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë.

Ai foli me rastin e vizitës së paralajmëruar të presidentit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, shkruan “Sputnik”, agjencia kryesore e lajmeve ruse.

Pas “Platformës së Tiranës” të Edi Ramës, siç e quajtën takimin e kryeministrit të Shqipërisë me liderët shqiptarë të Maqedonisë pas zgjedhjeve në këtë vend, dhe “thirrjes për luftë” të Hashim Thaçit që të “mos lëshojnë pe”, sipas medieve serbe, “ofensiva” e shqiptarëve po arrin edhe në Serbinë e Jugut dhe kjo në formë të vizitës së Bujar Nishanit, presidentit të Shqipërisë, i cili ka paralajmëruar që më 7 mars të vizitojë jugun e Serbisë, më saktësisht Bujanocin dhe Preshevën, shkruan “Sputnik”.

Kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit shqiptar në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

“A do të jetë vizita e Nishanit në jug të Serbisë pjesë e ofensivës diplomatike të shqiptarëve dhe a mund të ndodhë që pas vizitës së tij të pritet edhe ndonjë “Platformë e re e Tiranës” për vendin tonë, e ngjashme me atë me regji të Ramës në Maqedoni”, citohen analistë serbë nga “Sputnik” rus.

Jonuz Musliu ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që presidenti i Shqipërisë të njihet personalisht me pozitën dhe satusin e shqiptarëve në jug të Serbisë, citojnë mediat serbe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit