11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

‘Kaspersky’: Telefonat inteligjentë, në vëmendje të kriminelëve kibernetikë

Më të lexuarat

Të shndëruar në kompjuter të vegjël që mbahen në xhep, smartfonët janë gjithnjë e më shumë shënjestër e kriminelëve kibernetikë, të tërhequr nga sasia e informacioneve personale, adresat, lëvizjet dhe llogaritë bankare, që mund të ruhen në to…

Të shndëruar në kompjuter të vegjël që mbahen në xhep, smartfonët janë gjithnjë e më shumë shënjestër e kriminelëve kibernetikë, të tërhequr nga sasia e informacioneve personale, adresat, lëvizjet dhe llogaritë bankare, që mund të ruhen në to.

“Kriminelët kibernetikë zhvendosen aty ku ka vlera dhe smartfoni është bërë mjeti i preferuar për blerjet në internet apo pagesat në vend të kartës”, theksoi Tanguy de Coatpont, drejtori i përgjithshëm në Francë i kompanisë së famshme të prodhimit të antivirusëve, “Kaspersky Labs”.

Për pasojë, të shënjestruar nga programe virus, të cilat bllokojnë një pjesë të funksioneve të pajisjes ose marrin peng të dhëna të rëndësishme, që duhet të paguash për t’i zhbllokuar, telefonat inteligjentë shihen nga kriminelët kibernetikë si një portë hyrëse drejt informacioneve shpeshherë esenciale për përdoruesin./TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit