0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Milionerët u bëjnë thirrje qeverive: Na taksoni më shumë, sistemi i taksave nuk është i drejtë

Më të lexuarat

Më shumë se 100 nga njerëzit më të pasur në mbarë botën u kanë bërë thirrje autoriteteve që t’i detyrojnë ata të paguajnë taksa më të larta.

Është një grup i quajtur “Milionerë Patriotikë”, i cili beson se njerëzit më të pasur nuk u detyruan të merrnin përsipër barrën e rimëkëmbjes ekonomike gjatë pandemisë së coronavirusit.

Siç kanë thënë në një letër të hapur drejtuar Forumit Ekonomik Botëror (WEF), si milionerë e dinë që sistemi ekzistues i taksave nuk është i drejtë.

Ndër nënshkruesit e kësaj letre janë pasardhësja e Disney, Abigail Disney dhe një nga investitorët e parë në Amazon, Nick Hanauer. Sipas Hanauer, shumë pak njerëz të pasur mund të thonë se shuma e taksave që paguajnë është e drejtë, raporton theguardian.

Së fundmi, organizata Oxfam tha se të pasurit u bënë edhe më të pasur gjatë pandemisë dhe se në të njëjtën kohë një numër i madh njerëzish u shtynë në varfëri.

Sipërmarrësja Gemma McGough, e cila themeloi grupin në Britani të Madhe, tha se ishte koha për të korrigjuar padrejtësitë që kanë lindur në një botë pabarazie.

Siç tha ajo, është koha që të pasurit të taksohen. Ajo beson se nuk mund të pritet që t’i besohet qeverisë nëse, siç tha ajo, më mirë do të taksonin punëtorët sesa të pasurit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit