-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mijëra protestues në Johannesburg në mbështetje të Palestinës: “Izraeli është vrasës i fëmijëve”

Më të lexuarat

Qytetarët e tubuar shprehën mbështetjen e tyre dhe u solidarizuan me palestinezët të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve monstruoze izraelite në Rripin e Gazës

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në një tubim në mbështetje të Palestinës në Johannesburg, qyteti më i madh i Republikës së Afrikës së Jugut, raporton Anadolu.

Qytetarët e tubuar shprehën mbështetjen e tyre dhe u solidarizuan me palestinezët të cilët janë të ekspozuar ndaj sulmeve monstruoze izraelite në Rripin e Gazës.

Mijëra njerëz mbanin një flamur të madh palestinez, marshuan nëpër rrugë dhe brohorisnin slogane që bënin thirrje për një fund të menjëhershëm të sulmeve izraelite dhe armëpushim të përhershëm në Gaza.

Shumë prej tyre mbanin gjithashtu pankarta ku shkruhej “Palestina e lirë”, “Izraeli po kryen gjenocid”, “Ndaloni masakrën në Gaza” dhe “Izraeli është vrasës i fëmijëve”.

Të tubuarit thanë se bota duhet të veprojë urgjentisht për të ndaluar sulmet brutale izraelite ndaj civilëve të pafajshëm në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet e saj në Rripin e Gazës herët të premten pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me grupin e rezistencës palestineze Hamas.

Izraeli filloi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore ndaj Rripit të Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Që atëherë, 15.207 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 70 për qind e të cilëve janë fëmijë dhe gra ndërsa më shumë se 40.650 të tjerë janë plagosur.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit