2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahut pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Më të lexuarat

Benjamin Netanyahu shkarkoi Yoav Gallant pas thirrjes së tij për pezullimin e planit të diskutueshëm të qeverisë për reforma në gjyqësor
Mijëra izraelitë dolën në rrugë mbrëmë për shkak të shkarkimit të papritur të ministrit izraelit të Mbrojtjes nga kryeministri Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu.

Netanyahu vendosi të shkarkojë Yoav Gallant pas thirrjes së tij për të ndalur planin e diskutueshëm të qeverisë për reformat në gjyqësor.

Sipas Haaretz, protestuesit izraelitë bllokuan autostradën Ayalon të Tel Avivit, kurse një tjetër protestë u mbajt para rezidencës së Netanyahut në Kudsin Perëndimor.

Faqja e lajmeve Walla raportoi gjithashtu protesta të tjera në Haifa dhe në qytetin jugor Beersheba.

Izraeli është përfshirë nga protesta masive gjatë 12 javëve të fundit kundër planeve të qeverisë për reformat në drejtësi, të konsideruara nga opozita si rrëmbim i pushtetit në favor të autoritetit ekzekutiv.

Megjithatë, Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, pretendon se plani i tij do të përmirësonte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit