7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

Më të lexuarat

Prishtinë, më 27 mars 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqin.

Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Krasniqi me ecurinë dhe zhvillimet e punëve të institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Nga ana e tij, kryetari Krasniqi, fillimisht falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas e uroi atë dhe nëpërmes tij gjithë besimtarët islam për muajin e bekuar Ramazan, duke u uruar agjërimi të lehtë dhe të pranuar.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe një sërë temash me rëndësi për qytetarët e vendit tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit