3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Metoda e re e ri-integrimit rrit shpresat për të riatdhesuarit

Më të lexuarat

Rregullimi më i fundit i qeverisë së Kosovës në programin e vet të riatdhesimit dhe ri-integrimit po ndihmon njerëzit e zhvendosur të rinisin jetën në atdhe pas përpjekjeve të pasuksesshme si refugjatë anembanë vendeve evropiane.

Një paketë fillestare ndihme që përmbante prodhimet bazë ushqimore për gjashtë muaj është zgjeruar për të përfshirë ndihmën për strehim, për të gjetur punë dhe për programe trajnimi.

Programi është i rëndësishëm sepse ndikon drejtpërsëdrejti procesin e liberalizimit të vizave të vendit me BE. Komisioni Evropian është zotuar për 63 milion euro për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të zbatuar agjendën e reformës të BE, duke përfshirë riatdhesimin dhe ri-integrimin.

Më shumë se 3,300 njerëz u kthyen në Kosovë si pjesë e një programi riatdhesimi në 2012. Qeveria ka nënshkruar marrëveshje ri-pranimi me 15 shtete të tjera, shumica në BE. Gjatë dhjetë muajve të parë të këtij vit, kjo ktheu gati 4,000 shtetas të Kosovës në atdhe.

Marrja me çështjen është një kusht kyç që Prishtina duhet të përmbushë me qëllim që të nisë një dialog me BE mbi liberalizimin e vizave. Kosova është aktualisht i vetmi vend ballkanik i përjashtuar nga zona e lirë e udhëtimit në BE.

“Ne jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që mund t’u ofrojmë atyre, shumica e tyre do të kishte qenë shumë më e kënaqur në qoftë se mund të zgjidhte statusin e vet në vendet evropiane,” i tha SETimesArtan Duraku, drejtor i ngarkuar i departamentit për ri-integrimin.

Ismet Berisha, një rom i Kosovës nga qyteti perëndimor i Gjakovës, u detyrua të kthehej në atdheun e tij në dhjetor 2009 pas të qenit një refugjat në Gjermani për dy dekada. Ai do të hyjë në një shtëpi për pakë javë, falë programit qeveritar.

“Fakti që qeveria po më ofron mua një shtëpi më bën shumë të kënaqur dhe me optimizëm pas një periudhe depresioni që pasoi kthimin,” i tha SETimesBerisha, baba i gjashtë fëmijëve, të gjithë midis 12 dhe 16 vjeç.

Riatdhesimi është zbatuar në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit që Kosova nënshkroi me vendet evropiane që mbajnë shtetas të Kosovës pa status të zgjidhur. Ri-integrimi i tyre në shoqëri është i vështirë për institucionet e Kosovës, me gjithë përparimin, veçanërisht kur familjet janë kthyer kundër dëshirës së tyre.

“ILidhur me këtë ne inkurajojmë vendet evropiane të nxisin kthimin vullnetar të këtyre njerëzve sepse në këtë mënyrë ata janë më mirë të përgatitur për ri-integrimin,” tha Duraku.

Skënder Haliti është një tjetër kosovar i riatdhesuar që do të nisë së shpejti jetën e tij në një shtëpi të re. Familja e tij prej katër vetë jetoi në Bosnje që nga 1998 përpara se të detyrohej të kthehej në Kosovë në fund të 2010.

“Ndërtimi është në fazën finale dhe në pakë javë do të rivendosem atje,” i tha Haliti, nga Skënderaj SETimes. “Jam i kënaqur me shtëpinë. Patjetër që ajo do të ofrojë një strehim të përshtatshëm të fortë.”

Duraku tha se ndërtimi i 45 shtëpive është në fazën finale, ndërsa 42 të tjera janë ndërtuar tashmë. programi i riatdhesimit po ndihmon 270 familje për të gjetur punë, duke iu ofruar trajnime 116 njerëzve dhe ndihmë strehimi 250 familjeve të tjera.

Syzana Bytyqi, zyrtare e shtypit dhe informacionit në zyrën e BE në Prishtinë, i tha SETimes se qeveria ka paraqitur tashmë në Komisionin Evropian raportin e vet të parë mbi liberalizimin e vizave dhe se një mision vlerësimi ka qenë me detyrë në Kosovë.

“Komisioni do të dojë tani një kohë të mjaftueshme për të tretur e analizuar një rang të gjerë të dhënash , duke përfshirë raportet e qeverisë, raportet e hartuara nga ekspertët që vizituan Kosovën dhe të dhëna të tjera nga agjencitë e BE dhe EULEX, prandaj është tepër shpejt për të bërë ndonjë koment në këtë stad,” tha Bytyqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit