12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Hakerët shqiptarë u kundërpërgjigjen grekëve

Më të lexuarat

Sot, në të njëjtën ditë kur hakerët grekë thyen ueb-faqen e presidencës shqiptare, është rrëzuar edhe faqja e presidencës greke, www.presidency.gr.
“Sulmi grek ishte bërë me DDos. Në të njëjtën formë kam realizuar edhe unë një sulm sulm DDos ndaj faqes së presidentit grek. Suli u realizua me sukses nga Cp9”, thuhet në një email që arriti në redaksinë e Telegrafit.

Qasja në ueb-faqen e presidencës greke momentalisht është e pamundur. /Telegrafi/

E plotësuar – Mediat greke njoftojnë sulm hakerësh mbi faqen zyrtare në internet të presidencës shqiptare.

Lajmi u bë i ditur rreth orës 19:30, disa minuta pas sulmit të hakerëve në faqen www.president.al.

Prej kësaj ore çdo përpjekje për të hapur faqen e internetit të presidentit ishte e dështuar, pasi faqja nuk funksiononte.

Sipas faqes greke aftonomi.gr, faqja është sulmuar nga hakerat grekë dhe sulmi është bërë në përgjigje të deklaratës së Berishës për tokat shqiptare, transmeton BW.

Faqja zyrtare e presidencës së Shqipërisë që nga ora 19:30 e mbrëmjes nuk funksionoi dhe pritet që normaliteti të rivendoset shpejt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit