4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mësimi 38 – Bajrami

Më të lexuarat

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: “Banorët e Medinës në kohën e injorancës kishin dy festa në të cilat argëtoheshin gjatë tyre, mirëpo kur erdhi i Dërguari i Allahut në Medinë u tha: “Ju keni pasur dy festa në të cilat argëtoheshit gjatë tyre, tani Allahu ato ua ka zëvendësuar me dy të tjera më të mira: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.” (Transmeton Ebu Davudi, Hakimi, Bejhakiu me zinxhir sahih-autentik)

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ditën e Fitër bajramit nuk dilte për në xhami derisa të hante disa hurma, kurse hurmat i hante në numër tek.”(Transmeton Buhariu)

Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton dhe thotë: “I Dërguari i Allahut dilte për të falur namazin ditën e kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit në musala. (vendfalje e caktuar për të falur namazin e Bajramit)” (Transmeton Buhariu)

Umu Atije (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë: “Jemi urdhëruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ne, gratë e shtyra në moshë, madje edhe gratë të cilat ishin me menstruacione që të dalim në Bajrame për të marrë pjesë në lutjet e muslimanëve si dhe mirësitë gjatë tyre. Kurse ata të cilët ishin me menstruacione i largoheshin vendit ku faleshim.” (Mutefekun alejhi)

Xhabir Ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në ditën e Bajramit e ndërronte rrugën gjatë shkuarjes dhe kthimit nga musala.” (Transmeton Buhariu)

 

Shpjegim:

Nga hadithet e lartpërmendura mësojmë se myslimanët i kanë vetëm dy festa. Në këtë ditë myslimanët i mësoj Muhamedi salallahu alejhi veselem që të dalin dhe ta falin namazin e bajramit.

 

Dobi:

Ligjshmëria e fitër bajramit dhe kurban bajramit.
Dalja për namaz e të gjithëve.
E preferuar është ndërrimi i rrugës.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit