-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimi 26 – Xhamia

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.”(Xhin, 18)

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)

“(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

“A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)

 

Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu)
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Shpjegim:

Xhamitë janë shtëpitë e Allahut të Lartësuar, të cilat shërbejnë për adhurim, kurse kujdesin ndaj tyre e bëjnë vetëm besimtarët e denjë që i kryejnë urdhërat e Tij. Çdo besimtarë i devotshëm xhaminë e ka shtëpi të veten, padyshim që zemrat duhet të jenë të lidhura për xhamitë e Allahut.

 

Dobi:

Xhamitë janë vetëm adhurim.
Ajo është shtëpia e çdo të devotshmi.
Xhamia të mundëson përjetimin e hijës së Alalhut.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit