7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mësimi 11 – Morali i mirë

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5)?

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: “Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë” (Tra. Tirmidhiu dhe Hakimi).

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] ka porositur Ebu Hurejren [radijall-llahu anhu] me një porosi të madhe, duke i thënë: “Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë. Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] i tha: Ç’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: “Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep” (Tra. Bejhakiu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës” (Tra. Ahmedi).

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thënë: “Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë” (Tra. Ebu Davudi dhe Ahmedi).

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)” (Tra. Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve selem] thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka” (Tra. Tirmidhiu).

 

Shpjegim:

Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem është model i moralit të mirë sepse Allahu i Lartësuar e ngriti në shkall[n më të lartë të çdo mirësie dhe vlere. Zaten edhe më meritorët e xhenetit janë moralistët. Nuk duhet harruar se morali ka shtrirje të gjerë dhe përfshirje të madhe. Ajo përfshin fjalën e mirë, faljen, vizitën, etj.
Gjithashtu nuk duhet harruar se morali mundëson fitim të shpërblimeve të mëdha, duke arritur edhe shkallën e agjëruesve dhe falësve.

 

Dobi:

Morali i mirë sebep për me hy në xhenet.
Morali i mirë buron nga imani.
Morali plotëson dhe zbukuron personalitetin e muslimanit.

 

Allahu im! Plotëso imanin tim me moral, dhe më bën të moralshëm çdo herë dhe në çdo vend.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit