7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mëshira e Allahu

Më të lexuarat

Rezymeja e ligjëratës “Mëshira e Allahut”
Prej emrave të bukur të Allahut janë edhe Er-Rrahman dhe Er-Rrahim.
Er-Rrahman do të thotë i gjithë mëshirëshmi, mëshira e tij përmbledh dhe mbulon çdo krijesë, Er-Rrahim do të thotë mëshirëbërës, mëshiruesi, mëshira e të cilit i mbulon vetëm besimtarët e vërtetë.

Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem në një hadith të saktë thotë: “Allahu xh.sh. e ka ndarë mëshirën e tij në 100 pjesë, një prej tyre e ka zbritur në dunja dhe me të mëshirohen xhindët, njerzit dhe kafshët, ndërsa i ka ruajtur  99 pjesë të mëshirës për t’i mëshiruar robërit e tij ditën e kijametit.”

Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem në një hadith thotë: “Allahu i gjithë mëshirshëm e ka shkruajtur një shkrim para se ti krijojë krijesat ku thotë: Me të vërtet mëshira ime e ka kaluar hidhërimin tim. Ai shkrim gjindet tek Ai mbi Arsh.”

Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem pas një beteje e sheh një grua që ecte me frikë dhe shqetësim duke kërkuar diçka, ishte para syve të pejgamberit sal-la Allahu alejhi ue sel-lem dhe para disa sahabëve, pas disa qasteve e gjeti fëmijun e saj që i kishte humbur, e merr afër, e shtregon fort dhe e ledhaton me mëshirë dhe dashuri. Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem iu drejtua sahabëve dhe u tha: “A mendoni se kjo nënë mund ta hudhë fëmijun e saj në zjarrë?”
Sahabët u përgjigjen: “Jo, ja Resulallah, (ne e pamë se për disa çaste që i humbi desh u çmend).”
Resulullahi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem tha: “Allahu xh.sh është më i mëshirshëm për robërit e tij se sa kjo nënë për fëmijun e saj.”

Shënohet në sahihun e Muslimit se Pejgamberi sal-la Allahu alejhi ue sel-lem na tregon për kohën kur Musa a.s e pyet Allahun xh.sh: “O Allah cili është shpërblimi më i vogël i njerëzve që do të hyjnë në Xhennet?” 
Allahu xh.sh i përgjigjet: “Pasi që të hyjnë në Xhennet të gjithë xhenetlinjët vjen edhe i fundit dhe Allahu xh.sh do t’i thotë të hyjë në Xhennet, ai do të thotë se është i fundit dhe supozon se vendet do të jenë të zëna, e Allahu e pyet: ‘A do të mjaftonte të kishe pasurinë e mbretit më të madh në dynja?’ 
Ai i thotë: ‘Po ja Allah dhe do të isha i kënaqur me aq.’
Allahu xh.sh i thotë: ‘Po të tu shtonte edhe pesë here më shumë, a do të ishe i kënaqur?’
Ai i thotë: ‘Po, o Allah.’
Allahu i thotë: ‘E ke edhe 10 herë më shumë dhe në të ke çka dëshiron shpirti dhe syri.’”

Disa nga veprat të cilat tregojnë se duam të mëshirohemi e të hyjmë në xhennet janë:

  1. Bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të tij.
  2. Devotshmëria.
  3. Kërkim falja ndaj Allahut xh.sh.
  4. Mëshira ndaj të tjereve.

E lusim Allahun xh.sh të na mëshirojë dhe të na i falë mëkatet.

Hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit