1.
“Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, dhe profetët nuk lanë trashëgim as dinar dhe as dërhem, por kanë lënë dijen. Kush e merr atë ai ka marrë mirësi të pakrahasueshme.”
Profeti Muhamed a.s.
2.
Vullneti i përbashkët i vazhdueshëm, bashkimi vëllazëror, ideali i vërtetë kombëtar, me pak kohë shtetin e bën lulishte diturie e trëndafilishte qytetërimi.
Hafiz Ali Korça
3.
Rinia është e ardhmja e bukur e fesë dhe e kombit. Unë e këshilloj rininë që asnjëherë të mos heqë dorë nga dija. Sa më e bukur dhe e kulturuar të jetë ajo, aq më afër është tek i Madhi Zot xh.sh.
Për t’ia arritur kësaj, rinia duhet të ruhet, veç tjerash, nga tri vese të liga që ulin dinjitetin në shoqëri:
-të largohet nga pijet alkoolike;
-të largohet nga kumari që shkatërron personalitetin;
-të ruhet nga imoraliteti.”
Hafiz Sabri Koçi
4.
Buzëqesh: Kur ulesh me familjen tënde… sepse ka njerëz që ëndërrojnë të kenë familje.
Buzëqesh: Kur shkon në punë… sepse ka shumë njerëz që akoma janë në kërkim të punës.
Buzëqesh: Se je i shëndetshëm dhe pa të meta… sepse ka shumë njerëz të sëmurë që ëndërrojnë ta blejnë shëndetin me çmimin më të shtrenjtë.
Buzëqesh: Se je i gjallë dhe furnizohesh… sepse të vdekurit shpresojnë të jenë të gjallë për të bërë punë të mira.
Buzëqesh: Se ke një Zot, të Cilin e adhuron dhe i bën dua, sepse dikush tjetër adhuron lopën.
Buzëqesh: Se ti, je ti … ai je ti… sepse dikush tjetër ëndërron të jetë ti.
O Zoti im, Ty të takon falënderimi siç e meriton Lartmadhëria e Qenies Tënde dhe Madhështia e Pushtetit Tënd.
Dr. Mustafa Mahmud