9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Mëkatet që shlyhen me agjërimin e ditës së Arafatit dhe ditëve të Ashures?

Më të lexuarat

Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve dhe agjërimi i ditës së Ashures shlyen mëkatet e një viti.” 1

Por vetëm për shkak se profeti  tha në mënyrë të pakufizuar se kjo shlyen mëkatet, kjo nuk do të thotë se ato shlyejnë mëkatet e mëdha pa u penduar për to.

Profeti  ka thënë:

“Pesë namazet, koha mes dy namazeve të xhumasë dhe koha mes dy Ramazaneve shlyejnë gjitha mëkatet që janë bërë përderisa shmangeni nga mëkatet e mëdha.” 2

Është e njohur gjerësisht se namazi është më i mirë se agjërimi dhe se agjërimi i Ramazanit është më madhështorë se agjërimi i ditës së Arafatit dhe se mëkatet nuk shlyhen nëse nuk shmangen mëkatet e mëdha, të cilën e kufizoi profeti . Atëherë si mund të besojnë se agjërimi nafile i ditës së Arafatit shlyen mëkatin e zinasë, vjedhjes, pirjes së alkoolit, bixhozit, magjisë dhe mëkate të tjera? Kjo nuk ndodh.


1 Muslimi (1162) dhe Ebu Daudi (749).

2 Muslimi (233), Tirmidhi (214), Ibn Maxheh (106) dhe Ahmedi (2/359).

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728) / www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit