1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

MEDITIMI RRETH KRIJIMIT TË NJERIUT

Më të lexuarat

Në njërën anë të ashtit Allahu krijoi zgjatje që del jashtë, e në ashtin tjetër krijoi gropë, ku ajo zgjatje nga ashti i parë përshtatet, me qëllim që eshtrat të lidhen mes vete. Kështu, kur njeriu dëshiron të lëvizë një pjesë të trupit të vet, nuk pengohet. Po të mos kishte ndarje mes eshtrave, njeriu nuk do të mund të lëvizte.

Gjithashtu, shiko eshtrat e kokës, se si Allahu i Lartmadhëruar aty i bashkoi pesëdhjetë e pesë eshtra, të formave dhe dukjeve të ndryshme. I bashkoi njëri me tjetrin, duke i dhënë kokës formën që ti e sheh. Në mesin e tyre janë gjashtë eshtra të veçanta të kafkës. Pastaj katërmbëdhjetë eshtra për nofullën e epërme dhe dy për të poshtmen. Eshtrat të tjera janë dhëmbët; disa të gjatë, për përtypje, të tjerët të mprehtë, për prerje.

Shih qafën, që është si mbajtëse e kokës, e përbërë nga shtatë rruazat e qafës. Në to ka lakesa, thellime, ngushtime, që rruazat të lidhen njëra me tjetrën, e të flasim për urtësitë edhe për formën e tyre, do të zgjatej shumë.

Më pas Allahu i Lartmadhëruar e vendosi qafën në shpinë. Nga pjesa e poshtme e qafës ka vazhduar me unazat e shtyllës kurrizore, e më pas me tri pjesë të ndryshme. Më pas, me rruazat e bishtit, që gjithashtu i ka tri pjesë. Më pas e lidhi kurrizin me eshtrat e gjoksit, të kraharorit, duarve, prapanicës, kofshëve, këmbëve dhe gishtave të këmbës.

Nuk do të vazhdojmë e t’i numërojmë të gjithë eshtrat. Totali i eshtrave në trupin e njeriut është dyqind e dyzet e tetë, duke mos llogaritur eshtrat e vogla, të ndara mes tyre me zbrazëtira. Shih si Allahu i Lartmadhëruar i krijoi të gjitha këto nga një pikë e parëndësishme e farës (spermës)!

Qëllimi i përmendjes së eshtrave nuk është që të dihet numri i saktë i tyre. Ajo dituri i takon mjekëve, atyre që e njohin anatominë. Qëllimi është të mendohet në renditjen e tyre, dhe në Krijuesin e tyre, si i renditi, i bëri që të jenë të ndryshme në formë dhe madhësi, dhe si ka vendosur që të jenë pikërisht në këtë numër, sepse po të rritej numri i tyre vetëm me një, njeriut do t’i duhej ta largojë atë asht të tepërt. E sikur t’i mungonte vetëm një, do të ishte kjo e metë që duhej plotësuar. Mjeku, përmes kontrollit, e cakton se si duhet kompensuar ajo e metë. Mjeku i merr këto në shqyrtim me qëllim të shërimit. Kurse personi mendjemprehtë aty sheh dëshmitë e madhështisë së Krijuesit, i Cili u ka dhënë formën. Mes këtyre dy shikimeve dallimi është shumë i madh.

Ebu Hamid El-Gazali r.a.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit