0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Me të gdhirë, aty u pa një shkatërrim i madh: Pamje nga epiqendra e tërmetit me qindra të vdekur në Turqi

Më të lexuarat

Tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në Turqi, me epiqendër Kahramanmaraş – Turqi, përveç viktimave të shumta, shkaktoi edhe shkatërrime të mëdha – sidomos në këtë rajon.

Sipas vlerësimeve fillestare, 912 njerëz në Turqi kanë gjetur vdekjen në Kahramanmaraş, Gaziantep, Malatya, Osmaniye, Diyarbakır, Şanlıurfa, Adana, Adiyaman, Hatay dhe Kilis.

Por në Pazarcık, epiqendra e tërmetit, me të gdhirë u pa një shkatërrim i madh, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.

Dhe në këtë drejtim, ato kanë sjellë këto pamje të frikshme nga atje.

Ndërkohë pothuajse 3,000 ndërtesa janë shembur vetëm në Turqi, sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit