Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, Brett McGurk theksoi se Turqia është një partner kritik dhe i rëndësishëm në luftën kundër DAESH-it.
Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, Brett McGurk theksoi se Turqia është një partner kritik dhe i rëndësishëm në luftën kundër DAESH-it.
“Pa Turqinë nuk mund të mposhtim DAESH-in” tha ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Joseph Dunford dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, Brett McGurk dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp në Pentagon.
“Pa Turqinë, që është një partner kritik, nuk mund të mposhtim DAESH-in. Unë konsultohem gjithmonë me homologët e mi atje (Turqi)” tha McGurk.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në bashkëpunim me Turqinë edhe në lidhje me luftën kundër DAESH-it dhe për krizën e Sirisë.
“Veçanërisht pas operacionit të Rakka-s u shprehëm në lidhje me stabilitetin. Kjo është një çështje që duhet të bëjmë koordinim të afërt me Turqinë” tha përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it.
Kurse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis tha se me direktivën e Presidentit Donald Trump bënë dy ndryshime në planin e luftës kundër DAESH-it.
Mattis u shpreh se njëra nga ndryshimet ishte lënia e autorizimit komandantëve në fushë për sa i përket luftës kundër DAESH duke bërë kështu që të përshpejtohet lufta ndaj kësaj organizate dhe të zhvillohet operacioni në kohë kundër pikave të dobëta të organizatës.
Kurse ndryshimi i dytë është taktika që në vend të pastrimit të DAESH-it nga rajoni i sigurisë së tij, të bëhet një luftë shkatërruese dhe të rrethohet në ato vende ku organizata terroriste është e fuqishme.
“Qëllimi i kësaj është kthimi i luftëtarëve të huaj që janë arratisur nga vendet e tyre” tha Mattis.
Edhe Gjenerali Dunford tha: “Turqia është një partnere e rëndësishme për ne dhe do të vazhdojmë të mbrojmë marrëdhëniet afatgjata shumë kritike”.
Pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë armë krahut të armatosur të PYD-së, YPG që është zgjatim i PKK-së në Siri, Dunford iu përgjigj duke thënë se Amerika i ka dhënë armë vetëm Koalicionit Arab të Sirisë por me vendimet e reja do ti japin armë edhe YPG-së.