18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Trajnim mbështetës nga ushtria turke për Ushtrinë e Lirë Siriane

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura Turke i japin trajnim mbështetës Ushtrisë së Lirë Siriane.

Ushtria turke pasi përfundoi fazën e parë të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, duke filluar nga data 29 mars, brenda një programi të ngjeshur i jep trajnim ushtarak grupeve të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Sipas burimeve ushtarake në rajon, në zona të afërta me kufirin turk, grupet që kanë ngritur kampe të reja trajnimi, nën kontrollin e Forcave të Armatosura Turke, jep trajnim ushtarak edhe për pjesëtarët me përvojë edhe për ata që i janë bashkuar kohët e fundit kësaj ushtrie.

Ndërkohë që në kamp jepet trajnim një për një me çdo lloj armësh si, armë lufte, murtajë, raketahedhëse, armë automatike të mesme dhe të lehta, jepet trajnim edhe për luftim fizik.

Trajnimet duke pasur para kushtet e rajoni zhvillohen në zona të ngjashme me ato të shumta në rajonin ku zhvillohen operacionet.

Pjesëmarrësit e Ushtrisë së Lirë Siriane të cilët kanë kaluar edhe më parë nga trajnimi, këtu (në kampet e reja) marrin një trajnim më të organizuar nga ana e personelit të Forcave Speciale Turke.

Gjithashtu mësohet falë trajnimit të dhënë për tejkalimin e dobësive dhe mangësive në përleshjet e mëparshme, janë shënuar zhvillime të rëndësishme.

Autoritetet ushtarake në rajon kanë përcaktuar se: “Tashmë në fushë nuk ka një Ushtri të vjetër të Lirë Siriane por po lind një ushtri e re. Këta pjesëmarrës të trajnuar do ta tregojnë veten e tyre në operacionet e mundshme të mëtejshme”.

Autoritetet ushtarake vlerësuan se ky trajnim do të sjellë sukses të padiskutueshëm në detyrat që do të marrin grupet luftëtare në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit