20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Erdoan i drejtohet të rinjve; Kemi besim tek ju

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan iu drejtua të rinjve me rastin e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festës së Rinisë dhe Sportit.

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) citon Presidentin Recep Tayyip Erdogan, të ketë thënë se “Vërej përreth meje që disa mbartin mendime pesimiste në lidhje me brezin e ardhshëm të të rinjve tanë. Ndërsa unë shpreh të kundërtën, kam shpresa për të rinjtë tanë. Turqinë me objektivat 2023 e ndërtojmë për ju dhe bashkë me ju”

Erdogan, me rastin e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festës së Rinisë dhe Sportit, krahas kryeministrit Binali Yıldırım, ministrit të Rinisë dhe Sporteve, Akif Çagatay Kılıç, ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu, ka pritur në rezidencën presidenciale në Ankara nga një përfaqësues mashkull dhe femër, të ardhur nga 81 qytete dhe Republika Turke e Qipros së Veriut si dhe sportistë.

Në një fjalim drejtuar të rinjve, Erdogan, duke vënë në dukje se asnjë gjë që kryhet në rini nuk shkon kot asnjëherë, u shpreh se “Molla jonë e kuqe’, që është Turqia 2053 iu është besuar me çdo gjë juve. Gjithashtu ju mbartni edhe përgjegjësinë për të çuar brezin e mëpasshëm drejt vizionit 2071. Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja jonë, përkundrazi rritim vazhdimisht objektivat tona në lidhje me të ardhmen.”

Ndër të tjera Erdogan ka vënë në dukje se Turqia e sotme ka shumë ndryshime në rritjen ekonomike në krahasim me Turqinë e vitit 2002, duke shtuar se në atë kohë të ardhurat kombëtare për person kanë qenë 3.500 dollarë, ndërsa sot flasim për një Turqi që e ka rritur këtë shifër në 11.000 dollarë.

Pasi ka njoftuar se objektivat janë që këtë shifër ta rritin në 25 mijë dollarë deri në vitin 2023, Erdogan tha se Turqia nuk ka asnjë pengesë përpara që në periudhën e ardhshme 6-7 vjeçare të shënojë një rritje dy herë më shumë.

Duke u shprehur se pavarësisht ngjarjeve të përjetuara në Turqi janë hequr dhe po vazhdohet të hiqen të gjitha pengesat, presidenti Erdogan, tha se “Nuk janë bërë aspak lëshime nga objektivat, investimet tona pavarësisht se vendi ynë është përballur me sulmet e organizatave terroriste më të përgjakura të botës. Investimet kanë vazhduar sërish, sepse në vendin tonë do ta ngremë në nivelin e qytetërimit bashkëkohor, jemi të vendosur për këtë. Dhe shkaku më i madh për këtë vendosmëri është lidhja jonë që kemi me vendin dhe që t’iu lëmë një Turqi të sigurt, të qetë dhe në mirëqenie të rinjve tanë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit