3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Mbytja e milingonës me dhe pa arsye

Më të lexuarat

 

Pyetje: A lejohet mbytja e milingonës, nëse ajo nuk bën dëm?

Përgjigje: Ndalohet mbytja e milingonës përveç nëse ajo shkakton dëm, dhe atë duke u argumentuar me hadithin e ku thotë: “Ndaloi i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbytjen e katër gjallesave: milingonës, bletës, qukapikut dhe larashit.” 1

Thotë Ibn Akil në “ElFusul” –”Nuk lejohet mbytja e milingonave, prishja e shtëpisë së tyre, apo të dëmtohen të njëjtat me qëllim, po ashtu nuk lejohet mbytja e bretkosës.
Ndërsa, nëse milingona është e dëmshme, atëherë bëhet përjashtim dhe lejohet mbytja e saj, por jo duke e mbytur me zjarr apo diç që mundon.”
Shedad ibn Evsi ka thënë: “Dy gjëra i kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: “Allahu ka urdhëruar që ndaj çdo gjëje të sillemi me mirësi, ndaj kur të vritni, bëjeni vrasjen në mënyrën më të mirë, e kur të therni, therni në mënyrën më të mirë, çdonjëri le ta mprehë mirë thikën dhe le ta qetësojë kafshën.”2
Është pyetur dijetari Ibn Baz për milingonat e shumta që gjenden në shtëpi, ka thënë: “Nëse janë të dëmshme lejohet mbytja e tyre, përndryshe jo.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pesë lloje kafshësh janë të dëmshme, andaj vriten edhe brenda kufijve të Haremit: miu, akrepi, korbi, qifti, dhe qeni
sulmues i dëmshëm.”3
Siç shihet në hadith i Dërguari ﷺ lejoi mbytjen e tyre si shkak i dëmit që vjen nga ta, andaj çdo insekt, apo kafshë, qoftë milingonë, kacabu (lloj bubreci i zi), mushkonjë, që është e dëmshme, merr të njëjtin trajtim.
Allahu e di më së miri!

Përmblodhi: Senad Ramadani

Ahmedi:3066, EbuDavudi: 5267, IbnMaxhe: 3224 ↩︎

Muslim 5055 / 57 / 1955 ↩︎

  • Muslim 2865 / 69 / 1198 ↩︎

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit