0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mbrojtja raketore e ndërlikon çarmatimin

Më të lexuarat

Mbrojtja e planifikuar raketore e Natos e vështirëson raportin me Rusinë. Megjithatë, Moska e tepron me rreziqet që shkaktohen nga mbrojtja relativisht modeste, thotë eksperti i paqes Oliver Meier.

DW: Zoti Meier, kur është fjala për analiza kërcënimi, fjala vjen tek Irani: Natoja argumenton se mbrojtja raketore duhet të ndërtohet me faza deri më 2020- a do të jetë e mundur atëherë që të goditet e të rrëzohet një raketë e lëshuar nga të ashtuquajtura shtete rrezikuese?

Oliver Meier: Kjo është krejtësisht e paqartë. Faza kritike do të nisë më 2018, kur të stacionohet një raketë e re goditëse, e cila tani ndodhet ende në fazën e zhvillimit. Nëse kjo do të funksionojë, kjo ende nuk është e qartë. Natyrisht, për të mbrojtur njerëzit kërkohet një masë shumë e lartë sigurie në lëshimin e raketës. Por në sisteme kaq komplekse, sa mbrojtja raketore ndoshta nuk do të mund të garantohet kurrë një mbrojtje e plotë e popullatës. Por në rastin e kërcënimit me armë atomike kjo është me të vërtetë e nevojshme, sepse mjafton që mbrojtjen ta çajë vetëm një kokë e vetme me mbushje bërthamore…

DW: A është e saktë në fakt analiza që paraqet herë pas here NATO-ja, se Irani ka mundësi që të planifikojë lëshimin e një rakete në territorin e NATO-s?

Oliver Meier: Fillimisht duhet thënë se kërcënimi nuk është ende i pranishëm. Bëhet fjalë vetëm për armë atomike. Irani ende nuk zotëron armë atomike, dhe tani po bëhen përpjekje që Irani të bindet, që të mos i zhvillojë këto armë. Pikëpyetja e madhe është që çfarë do të ndodhë, sikur Irani të bindet dhe kriza të qetësohet. A do të jetë në gjendje NATO-ja që t’i japë fund këtij projekti? Për këtë kam dyshime serioze.

DW: A do të ishte për ju një sistem i tillë – në gjendjen e tanishme- i aftë të kapte teorikisht raketa ruse dhe që të relativizonte rëndësinë e Rusisë si fuqi atomike?

Oliver Meier: Për momentin nuk kemi një situatë të tillë dhe para vitit 2018 me siguri që situata nuk do të jetë e tillë. Shqetësimi aktual rus është një shqetësim abstrakt. Ai bazohet në faktin, që një sistem i tillë është shumë i zhdërvjellët. Një pjesë e madhe e raketave do të stacionohet në anije. Anijet kanë veçorinë që mund të angazhohen jo vetëm atje, ku mund të kapin raketa iraniane. Në të ardhmen ato mund të udhëtojnë edhe atje ku mund të kapin raketa ruse. Por duhet thënë se shqetësimi rus është pak i tepruar- sepse për momentin Rusia zotëron ende me mijëra armë atomike. Përfytyrimi se një sistem amerikan i mbrojtjes raketore do të ishte në gjendje të kapte një sasi të tillë raketash, besoj se është në një pjesë të madhe iluzion./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit